VIDEO/ Ronaldo u largua nga Portugalia pas sherrit me Jesus, trajneri “arratiset” menjëherë pas deklaratës

Përplasja mes Cristiano Ronaldos dhe Jorge Jesus vazhdon të trazojë ambientin e Kombëtares së Portugalisë. Pas rrëfimit të sulmuesit për atë që ka ndodhur gjatë grumbullimit të fundit, trajneri portugez ka zgjedhur të mos hyjë në debat, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të kapitenit.
Ronaldo zbuloi prapaskenat e krisjes mes tyre, duke lënë të kuptohet se Jorge Jesus nuk kishte respektuar atë që i kishte premtuar. Deklaratat e yllit portugez kanë shtuar edhe më shumë tensionin rreth kombëtares.
Gazetarët iu afruan mbrëmjen e fundit Jorge Jesus për të marrë një reagim, por tekniku nuk pranoi të komentonte pretendimet e Ronaldos.
“Isha në Leiria duke parë ekipin U-21 të Portugalisë. Do e lexoj tani deklaratën e Ronaldos. Nuk kam asgjë për të thënë”, u shpreh Jorge Jesus.
Situata mbetet e tensionuar dhe palët duken më larg se kurrë. Ronaldo nuk dëshiron që një rikthim i mundshëm në Kombëtare të kufizohet vetëm në një ndeshje lamtumire. Sulmuesi kërkon të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm dhe të jetë faktor në skuadër.
Por pengesa kryesore mbetet marrëdhënia me Jorge Jesus. Ura e komunikimit mes kapitenit dhe trajnerit duket se është thyer, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Federata Portugeze do të arrijë të ndërmjetësojë për të zgjidhur një krizë që tashmë ka dalë hapur në publik.
Lexo edhe
SPORT
125 ndeshje me Anglinë, Harry Kane arrin legjendën Shilton

Hamilton kërkon reagim! Piloti i formula 1 ka synim për t’u kthyer në më të mirin e F1-it

Pedro Rodriguez i jep fund karrierës në moshën 39-vjeçare: Koha për një kapitull të ri

Barcelona kushton mesazh emocionues Messit: Faleminderit që e bëre fanellën e Argjentinës edhe më ikonike

“Luajtëm ndeshjen më të dobët”/ Gjimshiti “shkund” Kombëtaren: Lojtarët donin lavdinë personale





