SPORT

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”/ Ronaldo thyen heshtjen, tregon çfarë ndodhi me Jorge Jesus dhe Portugalinë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 21:50
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”/ Ronaldo thyen heshtjen, tregon

Cristiano Ronaldo ka reaguar publikisht për situatën e krijuar me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, duke treguar në detaje se çfarë ka ndodhur gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares.

Kapiteni portugez kishte premtuar se do të tregonte të vërtetën për largimin e tij nga grumbullimi dhe këtë të martë ka publikuar versionin e tij të ngjarjeve.

Ronaldo tregon se pas përfundimit të Botërorit 2026 kishte përgatitur një letër për tifozët portugezë, të cilën e ruan ende, për t’iu drejtuar atyre në momentin kur të largohet përfundimisht nga kombëtarja.

Sipas tij, pas përfundimit të turneut, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit i kërkoi të rishikonte vendimin për t’u larguar nga kombëtarja, pasi federata dëshironte që ai të vazhdonte të luante.

Më pas, presidenti e pyeti për Jorge Jesus, i cili ishte një prej kandidatëve për postin e trajnerit.

Ronaldo thotë se e mbështeti zgjedhjen e Jesus dhe se ishte i kënaqur kur ai u prezantua zyrtarisht si trajner. Pak ditë më vonë, Jesus kontaktoi Ronaldon dhe i kërkoi një takim. Takimi u zhvillua në Cidade do Futebol, ku trajneri i tregoi sulmuesit planin që kishte për aktivizimin e tij.

Sipas Ronaldos, Jesus i kishte thënë se llogariste shumë tek ai dhe se prania e tij ishte thelbësore për projektin. Trajneri i kishte shpjeguar gjithashtu se Ronaldo do të luante ndeshjen e parë dhe të fundit të grumbullimit, ndërsa për menaxhimin fizik do të bënte disa ndryshime gjatë ndeshjeve.

Në atë takim, Jesus i kishte propozuar që Ronaldo të mos udhëtonte me skuadrën drejt Norvegjisë dhe Danimarkës, duke qëndruar në Portugali pas ndeshjes së parë dhe duke u rikthyer për sfidën në “Dragão”.

“Privelegji i qëndrimit në Portugali nuk do të ishte një shembull i mirë”, është shprehur ai, duke shtuar se nuk e konsideronte të drejtë që të vazhdonte të ishte kapiten, ndërsa shmangte udhëtimet me skuadrën.

Sipas tij, Jesus në fund ra dakord me këtë qëndrim.

Ronaldo tregon gjithashtu se në këtë bisedë ishte i pranishëm Simão Coutinho, drejtor sportiv i Al Nassr dhe një prej personave që kishte qenë i përfshirë në afrimin e Jorge Jesus te klubi saudit. Në prag të grumbullimit, Jesus shkoi në shtëpinë e Ronaldos në Lisbonë për një tjetër bisedë. Sipas yllit portugez, marrëveshjet e arritura më herët u konfirmuan edhe në atë takim.

Ronaldo luajti në ndeshjen në “Alvalade” dhe, edhe pse u zëvendësua, nuk pati asnjë problem me vendimin. Ai madje ia dorëzoi vetë shiritin e kapitenit Bruno Fernandes.

Situata ndryshoi në ditën e ndeshjes ndaj Norvegjisë.

Sipas Ronaldos, gjatë drekës, një prej ndihmësve të Jesusit iu afrua dhe i tha se trajneri dëshironte të fliste me të. Ronaldo pretendon se Jesus e pyeti nëse ishte në gjendje të luante 30 minuta.

Ai pranon se ishte i përqendruar në rikuperimin fizik dhe se, sipas planit fillestar, nuk ishte parashikuar që të luante në atë ndeshje. Megjithatë, pasi Jesus i kërkoi të ishte gati për 30 minuta, Ronaldo pranoi.

Por gjërat nuk shkuan sipas marrëveshjes.

“Nisa nxehjen që nga pjesa e dytë, pashë minutat që kalonin dhe nuk u thirra. Trajneri e kishte thyer fjalën që më kishte dhënë”, ka deklaruar Ronaldo.

Kjo, sipas tij, ishte arsyeja që e çoi situatën drejt përplasjes dhe më pas largimit të tij nga grumbullimi i Portugalisë. Ronaldo ka theksuar se rrëfimin e tij e bëri në vetën e parë për të sqaruar drejtpërdrejt atë që ndodhi dhe për t’i dhënë fund spekulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jorge Jesus.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime