Stuhia “Charles” pritet të godasë Ballkanin, erërat mund të kalojnë 80 kilometra në orë

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë ditën e nesërme me 11 nëntor, ndërsa autoritetet kanw paralajmëruar tetë distrikte dhe kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe disa nga shërbimet publike. Erërat e forta mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë.
Sipas njoftimeve moti i keq do të prekë edhe jugun e Francës dhe veriperëndimin e Italisë, përpara se reshjet dhe erërat e forta të përfshijnë pjesë të Ballkanit Perëndimor.
Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit pritet të premten, më 13 nëntor veriu dhe veriperëndimi do të përballen me rrebeshe të forta, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet parashikohen më të pakta.
Të enjten dhe të premten, era mund të kalojë 80 kilometra në orë në det të hapur dhe të arrijë rreth 65 kilometra në orë pranë brigjeve jugperëndimore. Në Kroaci, përgjatë Adriatikut, parashikohen erëra me forcë stuhie, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë reshjet më intensive priten në Hercegovinë dhe në perëndim të vendit.
Në zonat malore, gjatë natës drejt së shtunës, shiu mund të kthehet në dëborë. Moti i paqëndrueshëm pritet të prekë gjithashtu Malin e Zi, Slloveninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe pjesë të Greqisë.
Lexo edhe
BOTA
80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë ndaj bashkëshortes?

Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Trump

Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri

Vajza e Kim Jong-un shfaqet gjithnjë e më shpesh në publik, shihet si pasardhësja e mundshme e liderit të Koresë së Veriut

Lavrov vlerëson marrëveshjen me SHBA-në për eksportet e naftës: Një kontribut për sigurinë globale energjetike

Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale

Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës financiare





