Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura “Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në... BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin... Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës Shqipëria i kërkon NATO-s ekspertë kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të dyshuara ruse Rusia lëshon raketa balistike drejt Kievit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas Moti i keq në Kukës, bie masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot
AKTUALITET

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia e fuqishme ciklonare që goditi Spanjën dhe shkaktoi reshje intensive e përmbytje në Gadishullin Iberik po zhvendoset drejt Mesdheut

P
Piranjat12 November 2026, 09:37 · 2 min lexim
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet

Stuhia e fuqishme ciklonare që goditi Spanjën dhe shkaktoi reshje intensive e përmbytje në Gadishullin Iberik po zhvendoset drejt Mesdheut dhe Europës, duke ndikuar edhe në kushtet atmosferike në Shqipëri.

Meteorologia Tanja Porja, në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, shpjegoi se Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj qendre ciklonare, çka sjell depërtimin e masave ajrore të ngrohta dhe reshje të herëpashershme.

Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht të larta për muajin nëntor, duke arritur deri në 27-28 gradë Celsius gjatë dy ditëve në vijim, vlera më tipike për fundin e pranverës sesa për këtë periudhë të vjeshtës.

Porja paralajmëroi gjithashtu për reshje intensive në intervale të shkurtra, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të përkohshme, veçanërisht në zonat urbane.

Si do të jetë moti në ditët në vijim?

Sipas parashikimit të meteorologes, reshjet do të nisin fillimisht në veri të vendit dhe, pas orës 22:00, do të shtrihen drejt zonave qendrore.

Gjatë natës priten rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në veri, veriperëndim dhe në skajin jugor të vendit. Kjo situatë do të vijojë deri të nesërmen në mesditë.

Reshjet pritet të intensifikohen sërish të premten në mbrëmje dhe gjatë natës, ndërsa dita e shtunë parashikohet të jetë më e ngarkuar me reshje.

Ndryshimi i motit pritet të ndihet të dielën, kur reshjet do të ndërpriten dhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me rreth 7 gradë Celsius brenda 24 orëve.

Megjithatë, kjo freskim do të jetë i përkohshëm, pasi më pas pritet rikthimi i temperaturave të larta dhe episodeve me reshje intensive.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Itali, ku janë dhënë paralajmërime edhe për rrezik përmbytjesh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.