Sulmi kibernetik godet AFP-në/ Agjencia mbyll platformën e lajmeve, ende mister autorët

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) është goditur nga një sulm kibernetik, që ka detyruar drejtuesit të pezullojnë përkohësisht funksionimin e platformës AFP Forum. Përmes kësaj platforme, abonentët aksesojnë, kërkojnë dhe shkarkojnë materialet gazetareske të agjencisë.
Pas konstatimit të incidentit, ekipet teknike ndërhynë për të kufizuar pasojat, ndërsa platforma u shkëput nga rrjeti si masë paraprake. AFP njoftoi se shërbimi do të qëndrojë jashtë funksionit deri në një njoftim të dytë, ndërsa abonentëve u janë ofruar alternativa për të marrë përmbajtjen.
Drejtuesit konfirmuan se për ngjarjen ka nisur një hetim me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, por deri tani nuk dihet se kush qëndron pas sulmit. Incidenti ndodh në një kohë kur Franca dhe vende të tjera evropiane po përballen me rritje të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve dhe kompanive private.
Autoritetet franceze të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar më herët për një nivel të paprecedentë kërcënimesh, ku disa sulme synojnë përfitime financiare, ndërsa të tjera destabilizimin e institucioneve. Hetimet vijojnë, ndërsa AFP nuk ka dhënë ende një datë se kur platforma do të rikthehet në funksion.
Lexo edhe
BOTA
Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16%

Përplasje në Bruksel për buxhetin 2 trilionë euro, BE shtyn vendimin! Përçarje edhe për ndihmën ndaj Ukrainës

Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd

Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik

Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te votimet

Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad

Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s

Mosmarrëveshjet për buxhetin të pakapërcyeshme/ Përplasje në Bruksel, Evropa në prag të një krize të re!





