“The Albanian Files”/ Bushati: Emrat e arkitektëve të famshëm fshehin kullat e kokainës

Analisti Andi Bushati, ka folur mbi hetimet e SPAK për kallëzimin që lidhet me “The Albanian Files” dhe projektet ku janë përdorur arkitektë të famshëm.
Iftuar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, Bushati u shpreh skeptik që hetimi do të shkojë te Rama, ndërkohë që deklaroi se problemi më i madh janë kullat e ndërtuara me para të pista.
“Ka pasur interpretime, por jo nga opozita. Opozita doli Saliu tha SPAK nuk e heton Ramën.
Nuk po hetohet një libër, po hetohet nëse do ti shkohet deri në fund, marrëdhënia e kryeministrit me star-arkitektët e famshëm të përmendur prej vitesh. Çfarë është kjo marrëdhënie?
Secili nga ne e di, ka takuar qoftë edhe një ndërtues, që thotë po more Casamontin ta jep lejen Rama. Po more Ingelsin, ta jep lejen Rama, e me rradhë. Pra që këtu është vendosur një marrëdhënie korruptive, e një kryeministri që ka tejkaluar çdo ligj por ka zgjedhur 5-6 apo 10 të preferuarit e tij për të bërë të gjithë hapësirën siç do vetë, pa ligj dhe zona të mbrojtura.
Çfarë është kjo histori?
Do marr një krahasim, Rama tha jam kryeministri i parë që po bëj ministre virtuale Diella, po çfarë fshihej pas kësaj? Banda e Ergys Agasit. Kjo është historia e star-arkitektëve. Për të fshehur fabulën e një korrupsioni galopant, të pastrimit të parave të drogës, që ka kulla në Tiranë, 50% të financuara nga paratë që vijnë nga trafiku i kokainës. Për të fsheshur këtë fasadë kriminale, si me diellën te AKSHI përdoren disa arkitektë që janë të njohur. Fasada e kullave të tyre fsheh krimin. A do të ketë këllqe SPAK ti shkojë deri në fund? Jam jashtëzakonisht dyshues.
Mund ta bëjmë edhe me star-arkitektët si me inceneratorin, që fajin e ka Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Vend nuk ka për të qenë entuziastë. Por që lidhja e Ramës me këta arkitektë ndërkombëtarë, që janë shndërruar në matrapazë të tregut imobiliar është një gjë që ia vlen të thellohesh“, deklaroi Bushati.
Lexo edhe
POLITIKE
Meta: Shqipëria duhet të çlirohet nga kapja e shtetit dhe kthetrat e 'Rilindjes'

Paketa kundër dhunës dhe anarkisë urbane/ Pas ligjeve anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive

PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë!

Çollaku: Mesazhe dhe kanosje mes Ramës, Ballukut, Gogut dhe Veliajt/ Priten zhvillime hetimore nga jashtë vendit

Shteti Bektashi? Rama: Po punojmë për krijimin e tij, le të shohim ku do të mbërrijmë




