Paketa kundër dhunës dhe anarkisë urbane/ Pas ligjeve anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive

Qeveria ka hartuar një projektligj si mburojë e pjesëmarrjes publike në cështjet me interes publik pas ashpërsimit të ligjeve për protestuesit nëpërmjet paketës anti-dhunë. Si rrjedhojë e detyrimeve të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian, Ministria e Drejtësisë ka nxjerr për konsultim publik draftin për mbrojtjen e lirisë së shprehjes nga paditë e pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive.
Ky propozim synon që të forcojë pjesëmarrjen qytetare dhe të parandalojë përdorimin e gjykatave për të ushtruar presion dhe për të heshtur zërat kritike.
Mbrojtja nuk përfshin vetëm aktorët tradicionalë të medias por edhe aktivistë, studiues, akademikë apo qoftë edhe qytetarë që protestojnë. Kjo nismë parashikon edhe ndaj paditësit një gjobë nga 50 000 deri në 300 000 lekë, duke marr në konsideratë natyrën dhe pasojat e shkeljes, për të mos lejuar përsëritjen e sjelljes. Në këtë mënyrë gjoba vlerësohet jo vetëm si masë ndëshkuese por edhe si funksion parandalues.
“Fenomeni nuk kufizohet vetëm te gazetarët apo subjektet mediatike. Pjesëmarrja publike mund të realizohet nga një kategori e gjerë personash dhe subjektesh që kontribuojnë në debatin mbi çështje me interes publik. Përkufizimi i interesit publik është qëllimisht i gjerë dhe përfshin çështje që lidhen me të drejtat themelore të njeriut, shëndetin publik, sigurinë, mjedisin, klimën, çështjet që shqyrtohen nga institucionet shtetërore, korrupsionin, mashtrimin, veprat penale ose shkeljet administrative, si dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër dezinformimit.
Veçantia e këtyre procedurave lidhet me faktin se efekti kufizues ndaj pjesëmarrjes publike mund të prodhohet pavarësisht rezultatit përfundimtar të procesit gjyqësor. Vetë detyrimi për t’u përballur me një proces të gjatë, kompleks dhe të kushtueshëm dhe pasojat e mundshme në drejtim të reputacionit, mund të krijojnë një efekt frenues jo vetëm ndaj personit të paditur, por edhe ndaj personave të tjerë që mund të angazhohen në pjesëmarrje publike”.
Lexo edhe
POLITIKE
PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë!

Çollaku: Mesazhe dhe kanosje mes Ramës, Ballukut, Gogut dhe Veliajt/ Priten zhvillime hetimore nga jashtë vendit

Shteti Bektashi? Rama: Po punojmë për krijimin e tij, le të shohim ku do të mbërrijmë

164 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët sfidojnë reshjet: Nuk dorëzohemi derisa Rama të largohet!

“Kudo ku ka protestë ka arsye për të reflektuar"/ Rama: Në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

Rikthimi i ONM-së në GJK, Kalaja: Rama dhe njerëzit e tij nuk duan rikthimin e gjyqtarëve të shkarkuar

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkohet qeveri teknike në Shqipëri! Shqetësimet për zgjedhjet dhe protestuesit

2030-ta po afrohet, Rama nis të shohë pengesat te BE-ja: Askush nuk e di si do të jetë unioni pas 3 vitesh





