164 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët sfidojnë reshjet: Nuk dorëzohemi derisa Rama të largohet!

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë, ndërsa dorëheqja e tij mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme.
Qytetarët dhe studentët shprehen të vendosur për të vijuar protestën, pavarësisht tensioneve që kanë shoqëruar herë pas here tubimet.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, si dhe arrestime të pjesëmarrësve. Megjithatë, qytetarët dhe studentët deklarojnë se këto episode nuk do t'i ndalojnë të vijojnë qëndresën e tyre përpara Kryeministrisë.
Ata theksojnë se nuk do të dorëzohen dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.
Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar më herët organizimin e protestave kombëtare çdo të mërkurë dhe të shtunë, duke synuar zgjerimin e pjesëmarrjes dhe shtrirjen e tubimeve.
Po ashtu, për datën 28 nëntor është paralajmëruar një protestë masive, ku, sipas organizatorëve, pritet të bashkohen edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.Protestuesit shprehen se do të vijojnë tubimet dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
Lexo edhe
POLITIKE
“Kudo ku ka protestë ka arsye për të reflektuar"/ Rama: Në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

Rikthimi i ONM-së në GJK, Kalaja: Rama dhe njerëzit e tij nuk duan rikthimin e gjyqtarëve të shkarkuar

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkohet qeveri teknike në Shqipëri! Shqetësimet për zgjedhjet dhe protestuesit

2030-ta po afrohet, Rama nis të shohë pengesat te BE-ja: Askush nuk e di si do të jetë unioni pas 3 vitesh

Në Paris flet për paqen, në Shqipëri shtyp protestuesit. Rama tenton të minimizojë revoltën kundër tij

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira, do të ulte tensionet...

Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, ja mesazhi që u është dërguar anëtarëve

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës





