Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari
BOTA

Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të gjithë i mirëpresin

Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë për herë të fundit në këtë shtet

P
Piranjat 8 November 2026, 19:33 · 6 min lexim
Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të

Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë për herë të fundit në këtë shtet. Më 2 nëntor, Ministria për Ekologji dhe Burime Natyrore e Kazakistanit njoftoi se një tigër, i quajtur Amur, u vendos në rezervatin natyror që është shtëpi e maceve të mëdha.

Amuri do të ndajë me tigreshën nga Rusia të quajtur Umit, Rezervatin Shtetëror Natyror Ile-Balkhash, që gjendet rreth 300 kilometra në veriperëndim të Almatit. Umit u la e lirë në këtë rezervat më 31 korrik. Dhjetë ditë pas kësaj, ajo vrau dhe hëngri një derr të egër dhe një ujk dhe raportohet se, me sukses, ajo është përshtatur në mjedisin e ri. 

Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të

Valery Bilyachenko drejton një qendër për peshkim rekreativ pranë vendit ku u lanë të lirë në natyrë tigrat. Ai është një nga personat në atë zonë që po e ndjek nga afër zhvillimin e këtij projekti. Bilyachenko i tha Radios Evropa e Lirë se banorët lokalë janë kryesisht kundër projektit për rikthimin e tigrave.

“Burimi kryesor i jetesës në fshatrat e zonës është blegtoria”, theksoi ai. “Ka kullota dhe bagëti dhe, natyrisht që banorët vendas janë të shqetësuar se tigrat do t’ua vrasin kafshët”.

Disa fshatra ndodhen vetëm disa dhjetëra kilometra larg vendit ku janë dy tigrat.

“Tigrat tani janë pajisur me qafore me gjurmues satelitorë, kështu që lëvizjet e tyre po monitorohen. Na kanë thënë se, kur tigrat të fillojnë t’u afrohen fshatrave, do të dërgohen ekipe të posaçme për t’i trembur dhe për t’i larguar”, tha Bilyachenko.

Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të

Kazakistani është zotuar se do të ketë aktive ekipe “kundër konflikteve” me qëllim që të parandalohen incidentet mes tigrave dhe njerëzve ose bagëtive. Po ashtu, sipas raportimeve, përmes mesazheve banorët do të njoftohen sa herë që një tigër do t’i afrohet një fshati ose ferme në një distancë prej pesë kilometrash.
 

“Qëllimi ynë kryesor nuk është thjesht t’i rikthejmë këta grabitqarë në habitatin e tyre historik, por të krijojmë një popullatë të qëndrueshme, e cila do të jetë në gjendje të jetojë dhe të shumohet në mënyrë të pavarur në natyrë”, tha Alibek Kuantyrov nga Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore e Kazakistanit, pas lëshimit të Amurit në natyrë.

Shpresa është që dy tigrat që janë të lirë në rezervat të gjejnë njëri-tjetrin dhe të bëhen çift, megjithëse ekspertët thonë se gjasat që ata të çiftëzohen janë të vogla.

Sa i përket biznesit të tij, ku ai ka shtëpiza për peshkatarët, Bilyachenko tha se parashikon që të ketë pak ndikim në një të ardhme të afërt, megjithëse kjo mund të ndryshojë. Dy këlyshë të tjerë tigrash pritet të lëshohen në rezervat në vitin 2027, ndërsa synimi përfundimtar është që rreth 50 tigra të enden në natyrën e egër të Kazakistanit.

Kjo do të krijonte mundësi për turizëm sa i përket vëzhgimit të tigrave, por potencialisht mund të ndikonte në gatishmërinë e njerëzve për ta shijuar lirshëm natyrën në këtë zonë.
  

Rezervati Ile-Balkhash u krijua në vitin 2018 dhe është përgatitur posaçërisht për tigrat, pasi aty janë vendosur më shumë se 200 drerë dhe mbi 100 kulanë. Kulani është një kafshë e ngjashme me gomarin, nga Azia Qendrore, që do të pasurojë “menynë” e grabitqarëve të mëdhenj.

Projekti për tigrat, me vlerë 30 milionë dollarë, është një përpjekje e përbashkët e Kazakistanit dhe Rusisë, nga ku janë marrë kafshët, dhe është financuar nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Kazakistani.
 Kazakistani dikur ishte shtëpi e një popullate të konsiderueshme tigrash, por për shkak të gjuetisë dhe shkatërrimit të habitatit, numri i tyre vlerësohet se ra në rreth dhjetë, në mesin e viteve ‘30. Deri në vitin 1948, besohet se këta grabitqarë u zhdukën plotësisht nga territori i Kazakistanit të sotëm.

“Ky projekt i dërgon një mesazh botës. Asnjë vend nuk ka arritur ndonjëherë të rikthejë një specie të gjitarëve të mëdhenj që ishte zhdukur, veçanërisht një grabitqar”, tha Sergey Aramilev, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Ruse për Tigrat Amur, teksa foli për projektin në Kazakistan. Nëse kjo nismë rezulton e suksesshme, ai tha se rikthimi i këtyre kafshëve “do t’u tregojë vendeve të tjera se kjo gjë është e mundur”./REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.