Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
AKTUALITET

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë/ Drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim pas katër orësh marrje në pyetje

P
Piranjat12 November 2026, 17:18 · 2 min lexim
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë/

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pas më shumë se katër orësh marrje në pyetje nga prokurorët.

Voja u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Sipas hetimeve, prona dyshohet se i është kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Voja ishte në krye të Kadastrës së Fierit, ndërsa për këtë çështje janë caktuar katër masa sigurie 'arrest në burg'. Mes personave nën hetim janë edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe dhe një notere, si dhe punonjës të tjerë të institucionit. Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë. Emri i tij është përfshirë edhe në një kallëzim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK, në maj të vitit 2023, për dyshime mbi shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në atë rast, dëmi i pretenduar ndaj shtetit vlerësohej në 9.5 milionë lekë. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit e dërgoi Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër për gjykim, nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me dhënien e lejeve mjedisore dhe mosarkëtimin e tarifave përkatëse.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.