Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg!
BOTA

Tragjedia në Florida, 9 viktima mes tyre një familje me dy fëmijë

P
Piranjat 3 November 2026, 22:38 · 3 min lexim
Tragjedia në Florida, 9 viktima mes tyre një familje me dy

Një aksident tragjik ajror ka tronditur shtetin e Floridës në SHBA, ku nëntë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni privat të dielën në zonën e Greenacres, në kontenë Palm Beach. Mes viktimave ishte edhe sipërmarrësi i teknologjisë Adam Robinson, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten Helen Sharp dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç. Në avion ndodheshin gjithashtu edhe tre pasagjerë të tjerë, si dhe dy anëtarët e ekuipazhit.

Avioni i modelit “Learjet 60” ishte nisur nga Austin i Teksasit me destinacion Bahamas. Gjatë udhëtimit, në një lartësi prej afro 10.700 metrash, pilotët filluan të raportonin vështirësi për shkak të kushteve atmosferike. Sipas komunikimeve me kullën e kontrollit, në avion ishte krijuar akull dhe turbulencat po shkaktonin lëvizje të forta të lartësisë.

Pavarësisht përpjekjeve për të menaxhuar situatën, problemet u shtuan. Ekuipazhi kërkoi të ngjitej në një lartësi tjetër, por pak më vonë njoftoi se avioni po humbiste lartësi në mënyrë alarmante dhe shpalli emergjencën.

“Po zbresim me 8 mijë këmbë në minutë. Mayday, Mayday”, ishte mesazhi dramatik i pilotit drejtuar kontrollit ajror. Në komunikimin e fundit, njëri prej pilotëve paralajmëroi për përplasjen e pashmangshme me tokën. 

Rreth orës 12:50 me orën lokale, avioni u përplas në një rrugë pranë një zone të banuar, ku më pas u përfshi nga flakët. Përplasja la pas një krater të madh dhe mbetje të avionit të shpërndara në një hapësirë të konsiderueshme. Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që disa pjesë të tij të jenë shkëputur ende në ajër.

Mes personave që humbën jetën ishin gjithashtu Rachael Reed, Charmi Fehr dhe Anita Maria Cetina, e cila ishte kujdestarja e dy fëmijëve. Në aksident ndërruan jetë edhe piloti 55-vjeçar Jeff Gregory dhe bashkëpilotja 20-vjeçare Nathalia Filgueiras. Ngjarja shkaktoi panik edhe te banorët e zonës. Për arsye sigurie, rreth 600 persona që jetonin në një komunitet banesash të lëvizshme u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë, një person që ndodhej në një automjet pësoi lëndime në këmbë. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima të tjera mes personave që ndodheshin në tokë.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave është angazhuar Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB). Hetuesit po analizojnë të dhënat e fluturimit, kushtet meteorologjike dhe problemet teknike të raportuara nga pilotët, ndërsa vijon puna për gjetjen e pjesëve kryesore të avionit dhe regjistruesit të zërit në kabinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.