Tragjedia në Misisipi/ Rrëzohet avioni në Gjirin e Meksikës, humbin jetën 6 persona, mes tyre dy fëmijë
Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën, pasi një avion i vogël u rrëzua në ujërat e Gjirit të Meksikës, në brigjet e shtetit të Misisipit, në SHBA. Sipas autoriteteve të Rojës Bregdetare amerikane, në bordin e avionit ndodheshin gjashtë persona, katër të rritur dhe dy djem […]

Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën, pasi një avion i vogël u rrëzua në ujërat e Gjirit të Meksikës, në brigjet e shtetit të Misisipit, në SHBA.
Sipas autoriteteve të Rojës Bregdetare amerikane, në bordin e avionit ndodheshin gjashtë persona, katër të rritur dhe dy djem të mitur. Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit brenda kabinës së avionit të fundosur.
Avioni i tipit Cessna 210 ishte nisur nga Neu Orleans me destinacion Fort Myers, në Florida. Sipas të dhënave të faqes së gjurmimit të fluturimeve FlightAuare, kontrolli ajror humbi kontaktin me avionin rreth orës 15:45 me orën lokale.
Mjeti fluturues u rrëzua në Gjirin e Meksikës, në zonën detare mes qytetit Pascagoula dhe ishullit Horn.
Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati disa orë. Fillimisht, ekipet gjetën në sipërfaqen e ujit vetëm tre jelekë shpëtimi, një gomone shpëtimi dhe pjesë të kabinës së avionit.
Koordinatori i operacionit të Rojës Bregdetare, komandanti Trevor Blount, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve që mundësoi gjetjen e shpejtë të personave në bord.
Lexo edhe
BOTA
“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufijve tanë

Zvicra nxjerr monedhë të re ari, vetëm 5 mijë copë në shitje (Detajet)

Gjermania në gatishmëri për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane, Berlini mbledh zyrtarët e lartë

Ekzekutohet shefi i sigurisë së brendshme të Hamasit

BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të sigurisë





