Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta...
BOTA

Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë, dyshohet edhe një foshnjë

P
Piranjat 8 November 2026, 22:43 · 2 min lexim
Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në një liqen. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të së dielës, në një zonë rurale të bashkisë Barra Mansa, në shtetin e Rio de Janeiros.

Alarmi u dha nga një kalimtar, i cili vuri re automjetin e zhytur në ujë dhe njoftoi autoritetet. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit, me ndihmën e dy zhytësve, arritën të nxirrnin trupat e viktimave nga makina.

Sipas një deklarate të qeverisë së shtetit të Rio de Janeiros, të dhjetë personat kishin ndërruar jetë në momentin kur u nxorën nga automjeti. Viktimat janë pesë të rritur dhe pesë fëmijë, ndërsa disa media braziliane raportojnë se mes tyre ishte edhe një foshnjë vajzë.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike. Sipas medias braziliane G1, e cila citon një të afërm të tyre, të gjithë personat që ndodheshin në makinë i përkisnin së njëjtës familje.

 

Autoritetet e kanë klasifikuar ngjarjen paraprakisht si aksident, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përfundimin e automjetit në liqen.

Tragjedia ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që goditën rajonin e Rio de Janeiros të shtunën, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, përfshirë edhe zona turistike si Copacabana. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në aksident.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.