Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
BOTA

Tronditëse/ Nëna abuzoi sek*ualisht me vajzën e vogël dhe shiste videot online: Doja të laja borxhet!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 52-vjeçare, e akuzuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim të vajzës së saj 9-vjeçare, është dënuar me 15 vite burg pa mundësi lirimi me kusht. Gjykata e Përzier e Krimeve të Rënda në Larisa nuk i njohu asnjë rrethanë lehtësuese. Rasti u zbulua në korrik të vitit 2025, […]

P
Piranjat 6 November 2026, 19:04 · 3 min lexim
Tronditëse/ Nëna abuzoi sek*ualisht me vajzën e vogël dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 52-vjeçare, e akuzuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim të vajzës së saj 9-vjeçare, është dënuar me 15 vite burg pa mundësi lirimi me kusht. Gjykata e Përzier e Krimeve të Rënda në Larisa nuk i njohu asnjë rrethanë lehtësuese.

Rasti u zbulua në korrik të vitit 2025, kur gruaja u arrestua dhe u la në paraburgim. Gjatë procesit gjyqësor, ajo pranoi akuzat, duke pretenduar se kishte vepruar nën ndikimin e një personi të tretë dhe se e kishte bërë këtë për shkak të vështirësive financiare.

Sipas mediave greke, vajza përballej me probleme serioze shëndetësore dhe jetonte në kushte të mjerueshme. Në banesën ku qëndronte nuk kishte as energji elektrike dhe as ujë, ndërsa nëna nuk arrinte t’i siguronte as ushqimin e nevojshëm.

Në vitin 2022, 52-vjeçarja e kishte dërguar të bijën në një institucion, pasi kishte deklaruar se nuk mund të kujdesej më për të. Më pas, organizata bamirëse mblodhën fonde që fëmija të rikthehej në shtëpi. Sipas të dhënave të çështjes, pikërisht pas këtij momenti vajza nisi të përjetonte abuzimin.

 

Në një deklaratë për mediat greke në janar 2022, gruaja kishte folur për vështirësitë ekonomike, duke përmendur borxhe prej 10 mijë eurosh ndaj kompanisë së energjisë elektrike dhe 2 650 eurosh ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit. Ajo ishte shprehur se mund të punonte si rrobaqepëse nga shtëpia, në mënyrë që të kujdesej njëkohësisht për vajzën.

Sipas dosjes gjyqësore, nëna kishte kryer akte seksuale me të bijën, ndërsa i filmonte dhe më pas shiste materialet pornografike. Gjatë hetimeve, në posedimin e saj u gjetën të paktën 17 fotografi me përmbajtje seksuale eksplicite, ku shfaqeshin fytyrat e të dyjave.

52-vjeçarja akuzohej për prodhimin, shpërndarjen, ofrimin, sigurimin dhe posedimin e materialeve pornografike me fëmijë, si dhe për akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe marrëdhënie seksuale mes të afërmve në vijë të drejtpërdrejtë. Sipas akuzës, veprimet ishin kryer në mënyrë të përsëritur.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.