VIDEO- “Pacientët presin, ndërsa ju bëni s*ks”/ Kryebashkiaku hyn në spital dhe zbulon mjekët duke kryer marrëdhënie gjatë turnit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Brazil, ku një kryebashkiak, gjatë një kontrolli të befasishëm në një spital, pas ankesave për pritjet e gjata të pacientëve, ka gjetur dy mjekë roje, një burrë dhe një grua, brenda një dhome të mbyllur me çelës. Ai i ka akuzuar se po kryenin marrëdhënie seksuale gjatë orarit të shërbimit.
Sipas medias braziliane g1.globo.com, ngjarja ndodhi në qytetin Barreiros, në shtetin Pernambuco të Brazilit, mbrëmjen e 4 nëntorit.
Kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira vizitoi pa paralajmërim spitalin bashkiak Jailton Messias de Albuquerque, me qëllim verifikimin e situatës pas ankesave të shumta për vonesat e gjata në trajtimin e pacientëve.
Reagimi i tij ishte i ashpër, ndërsa momentet e përplasjes me dy mjekët u filmuan nga personat që e shoqëronin gjatë kontrollit.
Pacientët prisnin në urgjencë, ndërsa dy mjekët ndodheshin në një dhomë të mbyllur
Kryebashkiaku, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, inspektoi urgjencën dhe korridoret e spitalit, ku konstatoi se disa pacientë po prisnin për t'u vizituar.
Më pas, ai u drejtua drejt ambienteve ku qëndronin mjekët e turnit dhe mbërriti përpara një dhome pushimi, e cila ishte e mbyllur me çelës.
Pedreira kërkoi që dera të hapej dhe, kur kjo ndodhi, brenda gjeti dy mjekë, një burrë dhe një grua.
Kryebashkiaku i akuzoi ata se kishin kryer marrëdhënie intime gjatë turnit të shërbimit, në një kohë kur pacientët prisnin të merrnin ndihmë mjekësore.
"Urgjenca është plot, ndërsa ju këtu flini dhe bëni seks"
Në videon e regjistruar gjatë kontrollit, kryebashkiaku shfaqet tepër i irrituar, duke kritikuar dy mjekët për sjelljen e tyre.
"Ajo që po bëni është e papranueshme. Urgjenca është plot, ndërsa ju këtu flini dhe bëni seks", u tha ai, sipas raportimeve për ngjarjen.
Ai pretendoi se atë mbrëmje në spital ishin në shërbim gjithsej tre mjekë, por në momentin e inspektimit vetëm njëri prej tyre po vizitonte pacientët.
Pedreira kërkoi largimin e dy mjekëve nga spitali, ndërsa urdhëroi edhe njoftimin e policisë, në mënyrë që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje.
Bashkia ndërpret kontratën me organizatën që administronte spitalin
Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme nga administrata bashkiake e Barreiros, e cila njoftoi se kishte vendosur të ndërpriste kontratën me organizatën Associação Beneficente João Paulo II, që ishte përgjegjëse për administrimin e spitalit.
Sipas njoftimit të bashkisë, administrimi i institucionit shëndetësor do të kalojë përkohësisht drejtpërdrejt në kompetencën e autoriteteve vendore, deri në përfundimin e një procedure të re tenderimi për caktimin e operatorit që do të marrë përsipër menaxhimin e tij.
Administrata bashkiake theksoi gjithashtu se përparësia kryesore është vijimi normal i shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pa lejuar që ndryshimet administrative të ndikojnë në funksionimin e spitalit.
Reagojnë mjekët: "Është e papranueshme poshtërimi publik i mjekëve"
Çështja solli edhe reagimin e Këshillit Rajonal të Mjekësisë së Pernambukos (Cremepe), i cili më 5 nëntor publikoi një deklaratë, duke kundërshtuar mënyrën se si kryebashkiaku i bëri publike akuzat ndaj dy mjekëve.
Këshilli theksoi se ankesat për problemet në funksionimin e spitalit, vonesat në trajtimin e pacientëve dhe shkeljet e mundshme gjatë turneve të shërbimit duhet patjetër të hetohen.
Megjithatë, sipas tij, kontrollet e tilla duhet të kryhen përmes procedurave ligjore dhe institucionale të parashikuara.
Njëkohësisht, organizmi profesional e cilësoi të papranueshëm poshtërimin publik të mjekëve, duke nënvizuar se çdo shkelje e mundshme disiplinore duhet të shqyrtohet duke respektuar të drejtën e personave të përfshirë për t'u mbrojtur.
Kështu, çështja nuk u kufizua vetëm te akuzat për sjelljen e dy mjekëve që ishin në shërbim, por hapi edhe një debat mbi mënyrën se si duhet të zhvillohen kontrollet në institucionet publike shëndetësore dhe mbi mbrojtjen e të drejtave të personelit mjekësor. /PiranjatNews/
Brezilya’da hastanedeki gecikme şikâyetlerini denetlemek için hastaneye giden belediye başkanı, hastalar sıra beklerken nöbetçi doktoru başka bir kadın doktoru sikerken yakaladı. Olayın ardından belediye, hastaneyi işleten kurumla sözleşmesini feshetti. https://t.co/UtZ3MS6YsE
— İDDİAYA GÖRE (@iddiayagore) November 6, 2026
Lexo edhe
BOTA
Protestat në Francë, avokatët çojnë në gjykatë autoritetet: Të paktën 18 të plagosur nga armët e policisë

Këshilla nga një diktator/ Lukashenko për humbjen e Vuçiç në Serbi: Nuk më dëgjuan çfarë u thashë

Jep dorëheqjen prokurori amerikan që hetoi çështjet penale të Donald Trump

Mesazhi sekret i Mojtaba Khameneit për Putinin! Kreu i sigurisë iraniane udhëton drejt Moskës, në tryezë lufta dhe aleanca mes dy vendeve...

Trump paralajmëron demokratët: Pa bashkëpunim në Kongres, do të përdor veton





