Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë! “The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demok... SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja
BOTA

Trump reagon pas humbjes: Nuk shqetësohem për shkarkimin

P
Piranjat 4 November 2026, 21:46 · 3 min lexim
Trump reagon pas humbjes: Nuk shqetësohem për shkarkimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar për mundësinë e një tjetër procesi shkarkimi nga detyra, tashmë që demokratët kanë rimarrë kontrollin e Kongresit. I pyetur nga gazetarët nëse e shqetëson mundësia e një shkarkimi të tretë, Trump u përgjigj prerazi: “As edhe pak”.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë do të kishte pasoja të rënda për demokratët.

“Do ta shkatërronte Partinë Demokratike. Do të ishte një shkarkim pa asnjë arsye”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se “vendi ynë është më i suksesshëm tani se në çdo kohë në historinë e tij”.

Trump është përballur dy herë më parë me procedura shkarkimi të nisura nga Dhoma e Përfaqësuesve, por në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm nga Senati.Gjatë komunikimit me mediat, presidenti u pyet edhe për deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili kishte fajësuar luftën me Iranin për humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Trump u shpreh se deklarata e Vance ishte “kryesisht e vërtetë”, duke pranuar se konflikti kishte ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Është kryesisht e vërtetë. E rriti pak çmimin e benzinës, në afat të shkurtër”, tha ai.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se nuk pendohet për vendimin për të ndërmarrë luftën me Iranin dhe se do të vepronte njësoj edhe nëse do të përballej sërish me të njëjtën situatë. Sipas tij, ajo që shqetësoi votuesit ishte rritja e çmimit të benzinës dhe jo vetë lufta. I pyetur nëse kishte ndonjë keqardhje për mënyrën se si e përfundoi fushatën elektorale, Trump iu rikthye bindjes se humbjet nuk pasqyrojnë mbështetjen që gëzon personalisht.

“Nëse do të isha në fletën e votimit, do të kishim fituar”, deklaroi ai.

Trump tha se republikanët nuk arritën të përçonin te kandidatët e tyre mbështetjen që ai kishte marrë gjatë tubimeve elektorale.

“Ishte një dashuri e jashtëzakonshme, ishte mjaft e mahnitshme”, u shpreh presidenti, duke iu referuar pjesëmarrjes dhe entuziazmit në takimet e tij me mbështetësit.

Gjatë fjalës së tij, Trump u ndal edhe te politikat e administratës për emigracionin, duke i cilësuar ato si një prej sukseseve të qeverisjes së tij.

“Asnjë migrant i paligjshëm nuk është lejuar të hyjë në vendin tonë”, deklaroi ai, pa dhënë detaje të tjera mbi këtë pretendim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.