Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
POLITIKE

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është një […]

P
Piranjat11 November 2026, 18:04 · 5 min lexim
Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin e sotëm, monedha europiane ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës së saj kundrejt Lekut.

Me fjalë të tjera, 1 mijë euro, që në janar 2016 vlenin rreth 139.5 mijë lekë, sot këmbehen me vetëm 90.7 mijë lekë, ose 48.8 mijë lekë më pak.

Për vite me radhë, forcimi i Lekut është shpjeguar nga institucionet zyrtare kryesisht me rritjen e turizmit, hyrjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë të ekonomisë. Por historia e rënies së Euros është më e gjatë se bumi turistik dhe jo të gjitha zhvillimet shpjegohen lehtësisht nga treguesit zyrtarë.

Të dhënat e bilancit të pagesave që publikohen nga Banka e Shqipërisë dhe që mat transaskionet e hyrjes dhe daljes së valutës nga burime si emigracioni, turizmi, tregtia e jashtme etj, tregojnë se gjatë periudhës 2016–2022, kur Shqipëria ende nuk kishte hyrë në bumin aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, ndërsa Euro vijoi të humbiste vlerë. Përkeqësimi erdhi kryesisht për shkak të deficitit tregtar, me vendin që u bë gjithnjë e më i varur nga importet ndërsa eksportet u goditën nga rënie e euros. Në vitin 2022, daljet neto të valutës nga vendi ishin rreth 1.1 miliardë euro, apo 37% më shumë se në vitin 2016, por monedha europiane ishte nënçmuar me rreth 13% gjatë së njëjtës periudhë.

Normalisht, një përkeqësim i deficitit të jashtëm do të ushtronte presion për dobësimin e monedhës vendase, jo për forcimin e saj. Megjithatë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Rënia e Euros rezulton se ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve, të paktën deri në vitin 2024, kur raportohen të dhënat e sakta për lejet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivele rekord prej 2.1–2.7 milionë metrash katrorë në vit gjatë periudhës 2021–2024, ndërsa Euro vijoi të zhvlerësohej, duke zbritur nga mesatarisht 137.4 lekë në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndërkohë, përmirësimi i bilancit të pagesave nga prurjet turistike filloi të bëhej i dukshëm vetëm nga viti 2023, kur deficiti i llogarisë korente zbriti në 374 milionë euro. Në vitin 2024, ky deficit u përkeqësua sërish, duke arritur në 610 milionë euro, por Euro humbi edhe 8% të vlerës kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, kur deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 178 milionë euro, prurjet nga turizmi u kthyen në një faktor më të rëndësishëm që mbështeti forcimin e monedhës vendase.

Për bizneset eksportuese dhe ato që realizojnë të ardhura në Euro, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane ka ulur të ardhurat e shprehura në Lek, në një kohë kur kostot e brendshme, sidomos pagat, vijojnë të rriten. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk kanë përfituar në të njëjtën masë nga ulja e kostove të importeve.

Dhjetë vjet pas fillimit të rënies, pyetja mbetet se sa nga kjo ecuri shpjegohet me turizmin dhe faktorët realë të ekonomisë dhe sa me flukse valutore që nuk pasqyrohen plotësisht në statistikat zyrtare./Monitor

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.