Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK...
BOTA

VIDEO/ Momenti kur grabitësit e armatosur sulmojnë automjetin me bizhuteri

Një grabitje e armatosur, e organizuar në formën e një prite, ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Callaos në Peru. Një grup prej të paktën

P
Piranjat27 November 2026, 19:28 · 2 min lexim
VIDEO/ Momenti kur grabitësit e armatosur sulmojnë automjetin me

Një grabitje e armatosur, e organizuar në formën e një prite, ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Callaos në Peru. Një grup prej të paktën shtatë personash të armatosur ka sulmuar një automjet të blinduar në lëvizje, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë disa valixhe me bizhuteri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 të 27 nëntorit, në rrugën Santa Rosa, në zonën e Costa Verde, në distriktin La Perla, pranë kryeqytetit Lima.

Pamjet e filmuara nga një banor i zonës tregojnë momentin kur disa automjete bllokojnë rrugën dhe rrethojnë një Jeep të zi. Prej automjeteve zbresin persona të armatosur, të cilët hapin zjarr ndaj makinës së blinduar dhe tentojnë të thyejnë xhamat me mjete të forta.

Sulmuesit arrijnë të hapin dyert e automjetit, nxjerrin personat që ndodheshin brenda dhe marrin disa valixhe e çanta. Më pas largohen me automjetet me të cilat kishin organizuar pritën.

Sipas mediave peruane, gjatë sulmit u qëllua më shumë se 20 herë ndaj automjetit. Dy persona, një burrë dhe një grua, mbetën të plagosur nga armët e zjarrit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i Policisë së Callaos, Olger Benavides, konfirmoi se bëhej fjalë për një grabitje bizhuterish. Sipas raportimeve të RPP, dy personat e plagosur janë shtetas indianë dhe po transportonin bizhuteri në drejtim të aeroportit ndërkombëtar Jorge Chávez.

Policia ka gjetur në vendngjarje gëzhoja plumbash dhe disa telefona celularë, të cilët dyshohet se janë hedhur nga autorët drejt greminës gjatë largimit. Pajisjet do t’i nënshtrohen ekspertizës për të zbuluar komunikimet dhe identitetin e personave të përfshirë.

Hetuesit dyshojnë se viktimat ishin ndjekur përpara sulmit dhe se grabitja ishte planifikuar paraprakisht. Autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë dhe automjetet e përdorura për të identifikuar autorët.

Deri tani nuk është bërë publik identiteti i plotë i personave që organizuan sulmin dhe as vlera e saktë e bizhuterive të grabitura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.