VIDEO- Rikthimi i madh i Ronaldinhos/ "Magjistari" brazilian shkel përsëri në bar në moshën 46-vjeçare

15 nëntori 2026 pritet të mbetet një datë e veçantë në historinë e futbollit, pasi shënoi rikthimin në fushën e lojës të një prej legjendave që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëror dhe është dashur si pak të tjerë nga tifozët.
Bëhet fjalë për Ronaldinhon, i cili u rikthye në fushë me fanellën e Ravenës, klub ku është i përfshirë edhe si aksioner.
Braziliani 46-vjeçar u përfshi në formacionin titullar të skuadrës për ndeshjen kundër Forlit, e vlefshme për kategorinë e tretë të kampionatit italian. Rikthimi i tij u prit me ovacione të jashtëzakonshme nga tifozët.
Përpara kësaj ndeshjeje, “Roni” kishte përcjellë edhe një mesazh, duke shprehur dëshirën për të shënuar një gol ndaj Forlit. Siç kishte thënë vetë, një gol i tillë do të kishte një domethënie të veçantë për të, pasi do t'i kujtonte atë që kishte shënuar kundër Interit.
Legjenda braziliane kishte vendosur edhe një objektiv personal: të arrinte kuotën e 300 golave në karrierën profesioniste. Ronaldinho e kishte mbyllur karrierën në vitin 2015 me 299 gola, por këtë herë nuk arriti ta realizonte ëndrrën, pasi u zëvendësua gjatë ndeshjes.
Në stadium ishte i pranishëm edhe miku i tij i ngushtë, Dida, me të cilin kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2002 dhe kishte qenë shok skuadre te Milani.
Bashkëlojtarët e tij te Ravenna u përpoqën vazhdimisht t'i pasonin topin, ndërsa sa herë që Ronaldinho e prekte atë, tifozët shpërthenin në brohoritje. Braziliani dhuroi disa momente magjie dhe ishte pranë një asistimi, por shoku i skuadrës nuk arriti ta shndërronte në gol.
Megjithatë, Ravenna arriti të shënonte me një goditje të bukur nga distanca të Donatit.
Në përfundim të pjesës së parë, Ronaldinho nisi të përshëndeste tifozët me buzëqeshjen e tij karakteristike, që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Në fushë zbriti edhe Dida për ta përqafuar, ndërsa më pas i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. I emocionuar nga pritja madhështore, legjenda braziliane nuk mundi t'i mbante lotët. /PiranjatNews/
It is time for Ronaldinho's return! ? Watch the match LIVE here: https://t.co/pEGWBQw8Nl https://t.co/XFpjsf45vG
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 15, 2026
Lexo edhe
SPORT
Goli ndaj Bjellorusisë/ Manaj kalon Alban Bushin

Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë

Shqipëria dyfishon shifrat, kuqezinjtë shtrojnë “rrugën” drejt fitores

Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj

Shqipëria për rezultat pozitiv ndaj Bjellorusisë, nis ndeshja në Budapest




