Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital
Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën në Maltë, pasi dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit gjatë një kontrolli rutinë policor në rrugë.
Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në St Paul's Bay dhe çoi në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç. Gjatë kontrollit, policia gjeti në posedimin e tyre një sasi të konsiderueshme të një substance që dyshohet se është kokainë, si dhe dy thika.
Sipas policisë, rreth orës 11:00, në rrugën Triq il-Ħalel, efektivët ndaluan një automjet pasi vunë re se as drejtuesi dhe as pasagjeri nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi se pasagjeri kishte me vete një dorezë metalike me thumba, e njohur si “knuckle-duster”, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike. 40-vjeçari ka kundërshtuar arrestimin dhe është përpjekur të largohet me vrap, ndërsa gjatë kësaj kohe ka gëlltitur një sasi të substancës së dyshuar si drogë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin “Mater Dei”, ku mjekët konfirmuan se ndodhej në rrezik për jetën.
Edhe drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por u arrestua pak më vonë dhe vijon të mbahet në ambientet e policisë. Gjatë arrestimit, një rreshtere e policisë pësoi dëmtime të lehta dhe mori trajtim mjekësor në një qendër shëndetësore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të ‘Sakatit’, i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës

Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar

“Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…

EMRAT/ Policia arreston dy persona, goditën me vezë eskortën me makina të Ramës

Dukumenti/ Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara

Gjendet pa shenja jete brenda një automjeti 39-vjeçari, detajet e para

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve




