Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam...
LIFESTYLE

“Videoja më e mirë e UFO-ve”? Objekti misterioz filmohet pranë bazës amerikane 8 vite pas rastit të ngjashëm

P
Piranjat11 November 2026, 23:14 · 5 min lexim
“Videoja më e mirë e UFO-ve”? Objekti misterioz filmohet

Një objekt fluturues në formën e një kandili deti është filmuar duke qëndruar pezull pranë një baze ushtarake amerikane, në një video të pazakontë që ka lënë të habitur përdoruesit e rrjeteve sociale.

Pamjet tregojnë një objekt të errët, me disa tentakula që varen poshtë tij, duke qëndruar pezull në qiellin e natës. Videoja ka nxitur një debat të madh në internet, ku shumë persona përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për diçka të zakonshme apo për një fenomen të pashpjegueshëm.

Ngjarja është filmuar më 15 qershor në Anchorage, Alaska, tetë vite pas një tjetër videoje thuajse identike, të regjistruar në Irak.

Në pamjet e fundit, të regjistruara rreth orës 22:00, shfaqet një objekt i dyshimtë fluturues që qëndron pezull mbi një zonë pyjore, nën një qiell ende të ndriçuar.

Videoja është regjistruar nga Sara Jane Osborn, e cila i tha gazetës Daily Mail se në atë moment po fotografonte një ylber së bashku me bashkëshortin e saj, Pete.

Ajo pretendon se objekti misterioz u shfaq papritur mbi bazën e përbashkët ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson (JBER), ku janë të dislokuara avionët luftarakë F-22 Raptor dhe mjete të tjera ajrore ushtarake.

Sipas Osborn, objekti qëndroi i dukshëm për rreth tre minuta dhe më pas u zhduk papritur.

“U zhduk pothuajse aq shpejt sa u shfaq”, tregoi ajo.

Gruaja pretendoi gjithashtu se në të njëjtën kohë pranë objektit kaloi edhe një avion i vogël, i cili dukej tepër i vogël në krahasim me objektin në formën e kandilit të detit.

Ajo tha se kishte tentuar të zbulonte nëse bëhej fjalë për një balonë, duke kërkuar nëse në zonën përreth kishte dikush që po përdorte një të tillë. Megjithatë, nuk arriti të gjente asnjë shpjegim për atë që kishte filmuar.

Videoja e publikuar në Facebook shkaktoi një debat të madh mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Disa prej tyre sugjeruan se objekti mund të ishte thjesht një insekt i kapur në një rrjetë merimange, pranë lentes së kamerës.

“Kam mësuar nga njerëz që përdorin kamera për vëzhgimin e natyrës se ndonjëherë publikohen pamje të objekteve misterioze që duken sikur janë larg, por pas një vëzhgimi më të kujdesshëm rezulton se janë insekte të kapura në rrjetat e merimangave, shumë pranë lentes së kamerës”, shkroi një përdorues.

Një tjetër komentues hodhi si mundësi që të bëhej fjalë për një balonë gjigante në formën e një oktapodi të zi, ndërsa të tjerë ngritën të njëjtën pyetje: mos vallë ishte thjesht një balonë?

Deri më tani, nuk dihet se çfarë ishte objekti fluturues, ndërsa autoritetet në Alaska nuk kanë dhënë ende një shpjegim për ngjarjen.

Rasti i ngjashëm në Irak që shqetësoi trupat amerikane

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje një tjetër episod të ngjashëm, i cili për vite me radhë kishte intriguar dhe shqetësuar forcat amerikane të dislokuara në Irak, në vitin 2018.

Pamjet, të publikuara në vitin 2024 nga regjisori Jeremy Corbell, tregonin një objekt të madh dhe të errët që qëndronte pezull mbi një bazë ushtarake.

Objekti dukej sikur kishte tri pjesë të zgjatura, të ngjashme me këmbë, që vareshin nga trupi i tij.

Ish-marinsi amerikan Michael Cincoski i tha më vonë televizionit NewsNation se në bazë ishin regjistruar disa raste të shfaqjes së këtij objekti misterioz, të cilin ushtarët e kishin pagëzuar si UFO-n “kandil deti”.

“Me kalimin e kohës, ai u kthye në një lloj historie fantazmash të bazës. Nuk dukej se kishte ndonjë qëllim për të na kërcënuar. Besoj se disa marinsa u ngarkuan ta gjenin dhe e mbajtën nën vëzhgim, por nuk ishte një situatë ku ne të viheshim në pozicione mbrojtëse”, tregoi ai.

I pyetur nëse mendonte se mund të bëhej fjalë për një mjet fluturues jashtëtokësor, Cincoski u përgjigj:

“Më ka shkuar në mendje, sepse teoritë që kishim nuk arrinin ta shpjegonin plotësisht atë që po shihnim.” /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.