Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste... Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale McAllister ngre shqetësimin për Shqipërinë: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pusht... Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët Kush është Michael Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë? Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
LIFESTYLE

Flokët e dëmtuar pas dekolorimit, si t’i riktheni shkëlqimin dhe forcën me 3 hapa

Të gjithëve na ka ndodhur të dalim nga parukeria me pritshmëri të larta për një ndryshim të vogël, por të përfundojmë duke parë në pasqyrë flokë të dëmtuar dhe pa jetë

P
Piranjat11 November 2026, 10:09 · 3 min lexim
Flokët e dëmtuar pas dekolorimit, si t’i riktheni

Të gjithëve na ka ndodhur të dalim nga parukeria me pritshmëri të larta për një ndryshim të vogël, por të përfundojmë duke parë në pasqyrë flokë të dëmtuar dhe pa jetë. Dhe le ta pranojmë, pak gjëra ndikojnë te vetëbesimi i një gruaje aq shumë sa gjendja e flokëve të saj. Kur flokët humbasin shkëlqimin dhe forcën, rikuperimi nuk ndodh brenda natës. Kërkon kohë, kujdes dhe shumë durim. Megjithatë, ka disa hapa bazë që mund të bëjnë diferencën dhe të ndihmojnë flokët të rikthejnë gradualisht shëndetin e tyre.

Hiqni dorë për pak kohë nga dekolorimi

Hapi më i rëndësishëm është t’i lini flokët të “marrin frymë”. Pas një eksperience të keqe me bojën ose dekolorimin, tundimi për ta rregulluar menjëherë me një tjetër trajtim kimik është i madh, por kjo vetëm sa e përkeqëson situatën. Zgjidhja më e mirë është të ndaloni përkohësisht çdo proces dekolorimi dhe t’i lini flokët të rikuperohen natyrshëm. Në të njëjtën kohë, prerja e majave në intervale të rregullta ndihmon në forcimin dhe rigjenerimin e tyre.

Ulni përdorimin e nxehtësisë
 Hapi më i rëndësishëm është t’i lini flokët të “marrin frymë”. Pas një eksperience të keqe me bojën ose dekolorimin, tundimi për ta rregulluar menjëherë me një tjetër trajtim kimik është i madh, por kjo vetëm sa e përkeqëson situatën. Zgjidhja më e mirë është të ndaloni përkohësisht çdo proces dekolorimi dhe t’i lini flokët të rikuperohen natyrshëm. Në të njëjtën kohë, prerja e majave në intervale të rregullta ndihmon në forcimin dhe rigjenerimin e tyre.

Investoni në produktet e duhura
 
Kur flokët janë të dëmtuar, rutina e kujdesit bëhet po aq e rëndësishme sa vetë trajtimi. Produktet profesionale të përshtatura sipas nevojave të flokëve mund të ndihmojnë në rikthimin e shkëlqimit dhe elasticitetit. Një vaj ushqyes, një trajtim pa shpëlarje dhe një mbrojtës termik janë disa nga produktet bazë që mund të bëjnë diferencën. Ato ndihmojnë flokët të duken më të butë, më të shëndetshëm dhe më të hidratuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.