Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj... Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij
LIFESTYLE

“Collision Course” pushton filmat e tjerë në Netflix, 17.2 milionë shikime në vetëm një javë

Filmi spanjoll “Collision Course”, me regji të Daniel Sanchez Arevalos, është renditur si filmi më i shikuar në Netflix gjatë javës 2-8 nëntor, duke grumbulluar plot 17

P
Piranjat11 November 2026, 13:47 · 2 min lexim
“Collision Course” pushton filmat e tjerë në Netflix, 17.2

Filmi spanjoll “Collision Course”, me regji të Daniel Sanchez Arevalos, është renditur si filmi më i shikuar në Netflix gjatë javës 2-8 nëntor, duke grumbulluar plot 17.2 milionë shikime dhe 30.3 milionë orë shikimi.

Thrilleri, i publikuar më 30 tetor, ka arritur të tejkalojë dukshëm edhe filmin më të shikuar në gjuhën angleze, “A Dog’s Perfect Christmas”, i cili regjistroi 8.6 milionë shikime.

 Ndërsa në vendin e dytë në listën e filmave në gjuhë të huaja u rendit “My Best Friend”, me 11.4 milionë shikime.

Ngjarja e “Collision Course” zhvillohet në Madrid, në kohën e krizës ekonomike në Spanjë, dhe përqendrohet te një grabitje banke që merr një kthesë të papritur pasi vetura e grabitësve aksidentohet.

Filmi paraqet versione të ndryshme të asaj që mund të ndodhë pas përplasjes, ndonëse një nga elementet më të veçanta të historisë është se disa prej grabitësve punojnë në polici dhe përfshihen në hetimin e krimit që kanë kryer vetë.

Në kastin e filmit janë emra të njohur të kinematografisë spanjolle si Laia Costa, Karra Elejalde, Luis Zahera, Tamar Novas, Alvaro Cervantes dhe Lluís Homar.

Pavarësisht suksesit në shikueshmëri, pritja nga kritika ka qenë e përzier.

Disa recensues e kanë vlerësuar për tensionin, ritmin dhe qasjen interesante ndaj filmave me grabitje, e të tjerë kanë kritikuar mungesën e thellësisë së personazheve dhe faktin se historia mbështetet më shumë te kthesat e papritura sesa te zhvillimi i tyre.

Megjithatë, filmi ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut në Netflix, duke u renditur dukshëm përpara titujve të tjerë gjatë javës së fundit të raportuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.