Vllaznia “fundos” Partizanin, vendos goli i Balajt me penallti

Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Partizanit në “Air Albania”, në duelin e javës së 12-të në Superiore.Në kryeqytet ishte një ndeshje e luftuar, por në fund festa shkoi për shkodranët.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Partizanit iu anulua një gol i shënuar nga Sidibe për prekje me dorë të topit gjatë aksionit.
Në fraksionin e dytë, Vllaznia u shfaq më kërkuese. Sfida u zhbllokua në minutën e 57-të, pas një penalltie të shënuar nga Bekim Balaj. Shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 76-të, pasi Emanuel u ndëshkua me të kuq.
Megjithatë, edhe pse në superioritet numerik, Partizani nuk ia doli dot të barazojë shifrat. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë.
Partizani mbetet i fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.
Lexo edhe
SPORT
Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik

“Kjo është çmenduri”, Colturi: Jam e lumtur, tani skitë alpine po bëhen të famshme në Shqipëri falë meje

Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë

Ski/ Vendi i parë në Botëror, Lara Colturi nderon Shqipërinë (HISTORIKE)

Roma në garë për Ernest Muçin, Gasperini kërkon sulmuesin shqiptar për 22 milionë euro

Stavro Pilo drejt Madridit, kërkohet nga Atletico...

Ronaldo nuk ndalet, realizon golin e 986-të në karrierë

VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit




