Shifra tronditëse/ Fatura e arbitrazheve arrin në 185 mln euro, mbi 10 mln euro vetëm kosto ligjore
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident jan...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit,...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si “një tur...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mën...
Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteli...
Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së A...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas ra...
Një 35-vjeçar, Nadir Rossi, është arrestuar në Verona të Italisë, nën dyshimin se ka vrarë bashkëshorten e tij, duke i injektuar insulinë. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, burri, i cili ishte infermier ashtu si edhe gruaja e tij, dyshohet se i ka dhënë insulinë fillimisht në banesë dhe më pas në spitalin ku ajo ishte shtruar, duke i shkaktuar një krizë të rëndë hipoglicemie. Për shkak të administrimit intravenoz të hormonit, pa një qëllim terapeutik, 32-vjeçarja Jessica Dalla Chiara humbi jetën. Ngjarja daton më 24 qershor 2024. Pas vdekjes së bashkëshortes, burri përfitoi edhe dëmshpërblimin nga sigurimi i jetës, pasi Jessica kishte lidhur një kontratë sigurimi vetëm dy vjet më parë.
“Do të jetoj për vajzën tonë”
Pas vdekjes së bashkëshortes, Nadir Rossi ishte shfaqur i dëshpëruar. Ai kishte treguar se gruaja e tij e dinte se situata mund të përfundonte në mënyrë tragjike, duke iu referuar herës së fundit kur ajo ishte nxjerrë nga spitali, pasi kishte kaluar një krizë hipoglicemie.
“Ajo më tha: ‘Ja, i kam shkruar kujtimet e mia’. Mendova se po bënte shaka, por nuk ishte kështu… Në vendin e parë të dëshirave që më la gruaja ime është vajza jonë, Aurora. Jessica më porositi të jetoja për të, frytin e dashurisë sonë, dhe kjo është ajo që do të bëj tani e tutje. Në këtë moment shkatërrues, kjo po më jep forcën të vazhdoj përpara pa të, dashurinë time të vetme dhe të madhe”, ishte shprehur ai. Sot, pas arrestimit të tij, gati dy vjet pas ngjarjes, këto fjalë marrin një tjetër kuptim.
U pushua nga puna dhe tentoi vetëvrasjen
Nadir Rossi ishte punonjës i kompleksit spitalor-universitar të Veronës, nga i cili u pushua nga puna vitin e kaluar. Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi nuk lidhej me hetimet për vrasjen, por me një procedurë të brendshme disiplinore. Ai nuk e kundërshtoi vendimin përpara Gjykatës së Punës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Veronës, në nëntor të vitit 2025, Rossi kishte tentuar vetëvrasjen në dhomën e zhveshjes së burrave, pranë urgjencës së spitalit Borgo Roma. Infermierit dyshohet se i kishte marrë nga kasaforta e repartit, për të cilën ishte përgjegjës, pesë ampula të një medikamenti me bazë fentanili dhe dhjetë ampula morfine. Kolegët e tij e gjetën më pas pa ndjenja, me një kanulë intravenoze të vendosur në krah.
Kremimi i nxituar i trupit
Përveç akuzës për vrasje, Nadir Rossi akuzohet edhe për tentativë të rënduar vrasjeje, shkatërrim dhe zhdukje të kufomës përmes kremimit të kryer në mënyrë mashtruese, mashtrim me sigurimet dhe përvetësim të vazhdueshëm të barnave.
Hetimi nisi pas dy sinjalizimeve. I pari u bë në korrik të vitit 2024 nga vetë kompleksi spitalor-universitar i Veronës. Pas autopsisë së 32-vjeçares, mjekët konstatuan se episodet e shumta të hipoglicemisë që ajo kishte përjetuar nuk mund të shpjegoheshin me shkaqe natyrore, por dyshohej se ishin shkaktuar nga administrimi i insulinës nga jashtë, pa qëllim terapeutik.
Hetimet morën një shtysë të dytë nga deklaratat e prindërve të viktimës, të cilët që në fillim kishin shprehur dyshime të forta dhe të bazuara për shkaqet e vërteta të vdekjes së vajzës së tyre.
Ata kishin vënë në pikëpyetje edhe mënyrën e nxituar se si dhëndri i tyre kishte trajtuar trupin e viktimës, pasi ai kishte vendosur ta kremtonte menjëherë pas vdekjes.
Kërkimet në internet përmes telefonit
Ndër provat që çuan në kërkesën për arrestimin e 35-vjeçarit janë edhe kërkimet e dyshimta të kryera në internet për hipogliceminë, përdorimin e insulinës dhe mbidozën e saj.
Nga historiku i kërkimeve në telefonin e të dyshuarit, hetuesit zbuluan se ai kishte kërkuar informacione të posaçme për simptomat e hipoglicemisë së rëndë, diagnostikimin diferencial të hiperinsulinizmit dhe metodat toksikologjike mjekoligjore për zbulimin e mbidozës së insulinës.
Sipas hetuesve, këto kërkime kishin nisur që në prill të vitit 2024, pra disa javë përpara se bashkëshortja e tij të shfaqte problemet shëndetësore.
Ky element konsiderohet nga hetuesit si një tjetër tregues që mund të mbështesë hipotezën e paramendimit të krimit. Megjithatë, akuzat ndaj 35-vjeçarit mbeten objekt i procedurave gjyqësore.
“Engjëjt e vdekjes”
Pak ditë pas vdekjes së gruas, historiku i shfletuesit të internetit regjistroi hapjen e një studimi të mjekësisë ligjore me titull “Engjëjt e vdekjes. Hipoglicemia si instrument vdekjeje”. Studimi trajtonte vrasje të kryera nga personel shëndetësor përmes përdorimit të barnave që ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Sipas hetimeve, tentativa e parë për vrasjen e bashkëshortes dyshohet se ka ndodhur natën e 22 majit 2024. Gruaja pësoi një arrest kardiorespirator në banesë, që dyshohet se u shkaktua nga një injeksion insuline, i cili i uli nivelin e glukozës në gjak nën kufirin kritik dhe e çoi në koma. Ajo arriti të mbijetonte falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit të urgjencës 118.
Doza të tjera vdekjeprurëse
Gjatë shtrimit për rreth një muaj në spitalin Borgo Trento, Nadir Rossi dyshohet se ka shfrytëzuar statusin e tij profesional si infermier për të hyrë pa pengesa në repart, edhe jashtë orareve të lejuara të vizitave.
Sipas hetuesve, ai dyshohet se i ka administruar bashkëshortes doza të tjera potencialisht vdekjeprurëse të insulinës, përmes kateterëve venozë me të cilët ajo ishte e lidhur. Këto veprime dyshohet se shkaktuan edhe tri episode të tjera të hipoglicemisë.
Vdekja e 32-vjeçares ndodhi më 24 qershor 2024, vetëm tri ditë pasi ajo ishte larguar nga spitali. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, bashkëshorti dyshohet se i ka administruar në banesën e tyre në Bussolengo infuzionin e fundit fatal të insulinës.
Hetimet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit do të përcaktohet nga drejtësia./PiranjatNews/
Monica Montefalcone dhe vajza e saj, Giorgia Sommacal, të cilat humbën jetën tragjikisht në majin e këtij viti gjatë një zhyt...
Të paktën katër persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak italian, pjesë e misionit paqeruajtë...
Është publikuar një video që tregon momentin kur një dron detar godet një anije me pronësi greke në brigjet e Bullgaris&...
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia nuk synon një përballje ushtarake me Evropën, por është e gatshme të reagojë...
Shkencëtarët kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në kërkimin e shenjave të jetës përtej To...
Pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Toledos, në Spanjë, ku humbën jetën të pakt&eum...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm në Serbi. Lëvizja stud...
Nesër në të gjithë Italinë janë planifikuar greva dhe protesta të mëdha, të nxitura nga rritja e kostos së jet...
Një pjesë e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe përfaqësues të të dyja partive në Kongres, ...
Ligjvënësit nga partia në pushtet dhe opozita në parlamentin e Armenisë u përleshën gjatë seancës së së e...