Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat...
AKTUALITET

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të pësojë një ulje të lehtë, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër. […]

P
Piranjat24 November 2026, 12:15 · 2 min lexim
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të pësojë një ulje të lehtë, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër.

Ndryshimi më i ndjeshëm është te gazi për automjetet. Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 69 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 57 lekë për litër.

Gjithashtu, është përcaktuar që çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit të jetë 99 lekë për litër.

Vendimi u mor në mbledhjen e datës 24 nëntor 2026, në kuadër të masave për monitorimin dhe kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve, pas shpalljes së situatës së veçantë në këtë sektor.

 

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 24 nëntor, në orën 14:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.

Bordi i Transparencës u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e detyrueshëm të vendimit, duke paralajmëruar se në rast konstatimi të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.