Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank
AKTUALITET

Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme

Më 11 dhjetor ora 10 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehurit e tjerë. Çështja do të...

P
Piranjat24 November 2026, 11:55 · 2 min lexim
Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në

Më 11 dhjetor ora 10 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehurit e tjerë.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila do të vendosë nëse dosja e SPAK do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në qendër të hetimeve janë 10 procedura tenderuese, me vlerë rreth 400 milionë euro pa TVSH, mes tyre Tuneli i Llogarasë, shtatë lotet e Unazës së Tiranës, rruga Porto Romano-Durrës dhe rikonstruksioni i godinës së Albcontrol.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Hetimet përfshijnë edhe dy vila në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë rreth 1.8 milionë euro.

Mes të pandehurve janë ish-drejtues të ARRSH-së, zyrtarë të ministrisë dhe biznesmenë. Të gjithë prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Sipas SPAK, Balluku dyshohet se ka ndërhyrë dhe orientuar procedurat e tenderimit për të paracaktuar dhe favorizuar kompani të caktuara. Vetëm për Tunelin e Llogarasë, prokuroria llogarit një dëm ekonomik prej rreth 78 milionë eurosh.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe dy pasuri të paluajtshme (vila), me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion e 830 mijë euro.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.