Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA VIDEO/ Rruga në gjendje skandaloze në Pezë, banorët ankohen për premtimet e pambajtura Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të ... I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! “Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës u... “Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë... Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje! FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League “Më kërkojnë 240 mln lekë”/ Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz... Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh
BOTA

Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina rrezikon humbjen e lidhjes me dronët

P
Piranjat16 November 2026, 11:12 · 1 min lexim
Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së dhe Elon Musk të heqin kufizimet e vendosura në rrjetin Starlink, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Në një reagim në platformën X, Zelenskyy deklaroi se dronët interceptorë ukrainas humbasin lidhjen me operatorët kur lëvizin me shpejtësi mbi 161 km/orë, duke e bërë të vështirë interceptimin e dronëve rusë Shahed me motor reaktiv.

Kreu i shtetit ukrainas tha se vendi i tij po pret heqjen e këtyre kufizimeve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme të jesh “në anën e duhur të historisë”.

Sipas Zelenskyyt, kufizimet janë ende në fuqi përgjatë gjithë vijës së frontit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia, pa një shpjegim të qartë për arsyet e tyre.

Ukraina mbështetet te rrjeti Starlink, i operuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, për komunikimet ushtarake dhe funksionimin e dronëve në fushën e betejës. Gjithashtu, vendi përdor teknologjinë ushtarake Starshield për mbrojtjen nga dronët dhe raketat ruse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.