BOTA

Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po rrëzon Netanyahun: Gati të formoj qeverinë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 23:08
Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po rrëzon

Udhëheqësi i partisë "Yashar" është një ish-gjeneral, i cili shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Atij i atribuohet publikimi i Doktrinës së Dahiyeh në vitin 2008, e cila parashikon përdorimin e “forcës joproporcionale” dhe shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës civile kundër grupeve si Hezbollah dhe Hamas.

66-vjeçari hyri në politikë në vitin 2022, duke iu bashkuar aleancës Uniteti Kombëtar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Benny Gantz. Më vonë, ai iu bashkua kabinetit të luftës të krijuar nga Netanyahu pas sulmeve të 7 tetorit.

Djali i tij 25-vjeçar, Gal, dhe një nip u vranë në dhjetor 2023, ndërsa një nip tjetër humbi jetën në nëntor 2024, gjatë pjesëmarrjes në luftën në Gaza. Komentatorët vlerësojnë se këto humbje kanë ndihmuar në krijimin e një lidhjeje mes Eisenkotit dhe një elektorati që tashmë e sheh veten të traumatizuar nga lufta.

Në qershor 2024, ai u largua nga kabineti i luftës së bashku me Gantzin, duke akuzuar Netanyahun se nuk kishte një strategji për t'i dhënë fund luftës.

Një vit më vonë, Eisenkot themeloi partinë Yashar, duke mbështetur krijimin e një qeverie profesionale, shërbimin ushtarak për të gjithë, përfshirë hebrenjtë ultraortodoksë, si dhe ngritjen e një komisioni shtetëror hetimor për dështimet që paraprinë sulmet e 7 tetorit, shkruan Al Jazeera.

Gati të formoj qeverinë

Gadi Eisenkot, kreu i bllokut opozitar, tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një “mungesë të plotë besimi” te Netanyahu dhe koalicioni i tij.

“Do të veproj menjëherë për të zbatuar mandatin e popullit, për të zëvendësuar qeverinë e Netanyahut dhe për të formuar sa më shpejt një qeveri sioniste, të angazhuar për shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, tha Eisenkot në një deklaratë.

Ish ministri: Netanyahy do të humbasë pushtetin

Edhe Yossi Beilin, ish-ministër i Drejtësisë në Izrael, tha se sondazhet pas mbylljes së votimit sugjerojnë se Benjamin Netanyahu do të humbasë pushtetin, duke parashikuar se Gadi Eisenkot do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Gjëja kryesore është që Netanyahu të mos vazhdojë të jetë kryeministër i Izraelit”, tha ai për Al Jazeera nga Tel Avivi.

I pyetur se përse ishte i sigurt për këtë, pavarësisht se parashikohej që Likud të mbetej partia më e madhe, Beilin tha se faktori vendimtar është se cilat parti mund të formojnë një koalicion qeverisës.

“Çështja në sistemin tonë është koalicioni”, u shpreh ai, duke argumentuar se partitë që kundërshtojnë Netanyahun kanë së bashku një numër dukshëm më të madh mandatesh, sipas parashikimeve.

Megjithatë, këto parti ende nuk kanë rënë dakord të qeverisin së bashku, ndërsa sondazhet pas mbylljes së votimit nuk përbëjnë rezultate përfundimtare.

Beilin tha se çështja palestineze mbetet në qendër të politikës izraelite, pavarësisht nëse politikanët e pranojnë këtë publikisht apo jo.

Ai argumentoi se angazhimi i Eisenkotit për planin 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën mund të sjellë ndryshime, duke akuzuar Netanyahun se “vetëm shpreh mbështetje me fjalë” për këtë plan.

Zgjedhjet

Izraelitët kanë votuar me pjesëmarrje të lartë në këto zgjedhje parlamentare, të cilat duket se nuk kanë prodhuar një fitues të qartë. Sipas transmetuesit publik KAN, blloku pro-Netanyahu ka siguruar 50 mandate, ndërsa blloku kundër tij 53.

Dy parti palestineze kanë fituar gjithsej 17 mandate.

Për të formuar një shumicë të qëndrueshme nevojiten të paktën 61 mandate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael raportoi pjesëmarrjen më të lartë të votuesve të regjistruar ndonjëherë deri në orën 14:00, në gjysmën e ditës së votimit.

Exit-pollet tregojnë se as kryeministri Benjamin Netanyahu  kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, dhe as rivali i tij kryesor, Gadi Eisenkot, nuk kanë një rrugë të qartë drejt sigurimit të një shumice qeverisëse. Për pasojë, mundësitë për formimin e koalicioneve paszgjedhore mbeten plotësisht të hapura. Një ngërç politik, një qeveri e pakicës, një qeveri uniteti apo edhe zgjedhje të reja janë të gjitha skenarë të mundshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?