Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
SPORT

Amorim harron derbin me Interin, Milani synon Europën: Duam të shkojmë deri në fund!

Fitorja në derbin ndaj Interit i ka dhënë një tjetër atmosferë Milanit, por Ruben Amorim nuk dëshiron që skuadra të jetojë me suksesin ndaj rivalëve të përjetshëm

P
Piranjat 5 November 2026, 10:21 · 3 min lexim
Amorim harron derbin me Interin, Milani synon Europën: Duam të

Fitorja në derbin ndaj Interit i ka dhënë një tjetër atmosferë Milanit, por Ruben Amorim nuk dëshiron që skuadra të jetojë me suksesin ndaj rivalëve të përjetshëm. Trajneri portugez e ka kthyer menjëherë vëmendjen te Europa League, ku kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm një fitore dhe kanë pësuar dy humbje në tri ndeshjet e para.

Në prag të sfidës me Ferencvaros, Amorim e bëri të qartë se objektivi i Milanit është të shkojë deri në fund në këtë kompeticion.

"Ndeshja me Interin ka përfunduar. Tani duhet të përqendrohemi te Europa League, që është shumë e rëndësishme për ne. Duhet të fitojmë, sepse kjo është thelbësore për objektivin tonë: të shkojmë deri në fund", deklaroi trajneri.

Sa i përket mundësisë së rotacionit, portugezi pranoi se duhet të bëjë kujdes me gjendjen fizike të disa futbollistëve, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të ndeshjeve. Sipas tij, një vendim i gabuar mund t'i kushtojë skuadrës mungesa të rëndësishme për disa javë.

Amorim vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, duke e cilësuar Ferencvarosin një skuadër me identitet të qartë, që di të fitojë dhe që do të zbresë në San Siro pa presionin e rezultatit.

"Është një ekip që është mësuar të fitojë, ka besim dhe di të luajë futboll. Përgjegjësia në San Siro është e jona. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kujdesshëm ndaj detajeve, ashtu siç bëmë kundër Interit", theksoi ai.

Trajneri portugez foli edhe për identitetin që kërkon t'i japë skuadrës, duke pranuar se Milani ende nuk arrin të dominojë për 90 minuta dhe ka hapësirë të madhe për përmirësim, veçanërisht në 30 metrat e fundit të fushës.

"Ne mund të fitojmë ndaj kujtdo, por mund të humbasim edhe ndaj kujtdo. Gjithçka varet nga qasja jonë dhe ndonjëherë edhe nga pak fat", përfundoi Amorim.

Pas festës së derbit, Milani ka një tjetër provim të rëndësishëm. Këtë herë, për të mos rrezikuar më tej objektivin europian.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.