“Shikoni kush erdhi…”, Nelson Hysa bëhet me “krah”, vizitë speciale në stërvitje

Boksieri shqiptar Nelson Hysa po përgatitet për ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet më 28 nëntor, por në këtë periudhë intensive stërvitore nuk i mungon mbështetja më e rëndësishme për të: familja.
Hysa ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me familjarët e tij, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për praninë e tyre në këtë fazë përgatitore.
“Shikoni kush erdhi të më mbështesë gjatë përgatitjeve… Bota ime. Forca ime. Gjithçka për mua”, shkruan boksieri krahas fotografisë.
Një mesazh i ndjerë që tregon se përtej përgatitjeve fizike dhe sfidave në ring, familja mbetet motivimi dhe forca më e madhe e kampionit shqiptar.
Tashmë, Hysa po numëron ditët drejt 28 nëntorit, me synimin për të dhënë më të mirën në ring. Nelson Hysa do të përballet me boksierin gjerman Agit Kabayel, më 28 nëntor 2026, në Düsseldorf të Gjermanisë, në një duel për titullin botëror të peshave të rënda në WBC.
Lexo edhe
SPORT
“Ditët më të vështira të jetës sime”, portieri Owono reagon pas vdekjes tragjike të Jesús de Miguel

Paulo Fonseca braktis Lyonin në mes të sezonit, zbulohet destinacioni i trajnerit portugez

Fabregas frenon euforinë te Como para Interit: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

“Kjo është madhështia e Fenerbahces”, Vedat Muriqi reagon pas golit ndaj Liverpoolit





