Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
AKTUALITET

26 milionë eurot e sekuestruara në kriptomonedha, si u kthyen fajdet dhe kriptovalutat në një rrezik kriminal në Shqipëri

P
Piranjat20 November 2026, 20:52 · 3 min lexim
26 milionë eurot e sekuestruara në kriptomonedha, si u kthyen fajdet

Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin e pajetë me automjetin e tij “Porsche Cayenne”. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, fillimisht ai e kishte nxjerrë trupin nga lokali në një thes dhe qese të zeza, ndërsa dyshohet se e kishte mbajtur në automjet për më shumë se 24 orë.

Më pas, Shakaj kishte marrë një karrotrec dhe e kishte transportuar automjetin deri në zonën e Ibës, me pretendimin se makina kishte pësuar defekt. Prej andej dyshohet se është larguar me automjetin e tij, duke e çuar trupin në zonën ku më vonë u gjet në një humnerë në Cerrunjë.

Automjeti u sekuestrua pas ngjarjes, pasi ishte dërguar në lavazh nga kamarieri i tij. Brenda tij u konstatuan njolla të dyshuara gjaku dhe mjete pune, mes tyre një lopatë me baltë.

Por rasti i Eglant Koçit risjell në vëmendje edhe një fenomen më të gjerë kriminal në Shqipëri: përdorimin e kriptomonedhave dhe fajdeve për qarkullimin e parave jashtë sistemit bankar. Sipas analizës së emisionit “Në Shënjestër”, tregu informal i huadhënies dominohet në një pjesë të rasteve nga para me burim të paligjshëm, të cilat më pas përdoren në sektorë si ndërtimi, minierat dhe investime të ndryshme.

 

Fajdet, me interesa të larta dhe marrëveshje që shpesh kalojnë edhe në zyra noterie, kanë çuar në falimentimin e bizneseve dhe në konflikte të rënda, të cilat sipas ekspertëve mund të përfundojnë edhe në rrëmbime e vrasje.

Ndërkohë, kriptomonedhat po përdoren gjithnjë e më shumë edhe për menaxhimin dhe pastrimin e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Një prej rasteve të përmendura është operacioni i SPAK-ut në vitin 2024, kur u sekuestruan 11 milionë dollarë në kriptomonedha Tether dhe në llogari Binance. Pas analizimit të transaksioneve u identifikuan edhe rreth 15 milionë euro të tjera, duke e çuar vlerën totale të kriptomonedhave të sekuestruara në rreth 26 milionë euro.

Zbulimi i këtyre shumave u bë pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC mes Franc Çopjas dhe Maklen Micit. Rasti i Eglant Koçit mbetet një tjetër histori ku hetimet dyshojnë se kriptovalutat dhe fajdet mund të kenë luajtur rol në një konflikt që përfundoi me humbjen e një jete njerëzore.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.