Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
AKTUALITET

Thesi i zi që tërhoqi zvarrë nga lokali dhe “frigoriferi” që u përdor si alibi, kamerat zbuluan lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së Eglant Koçit

Në Shënjestër, News24 Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje zbuluan detaje të rëndësishme mbi lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi. Sipas dosjes hetimore, më 5 qershor 2026, vetëm një ditë pasi Eglanti ishte raportuar i zhdukur, Shakaj është filmuar duke dalë nga lokali i […]

P
Piranjat20 November 2026, 20:38 · 2 min lexim
Thesi i zi që tërhoqi zvarrë nga lokali dhe

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje zbuluan detaje të rëndësishme mbi lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Sipas dosjes hetimore, më 5 qershor 2026, vetëm një ditë pasi Eglanti ishte raportuar i zhdukur, Shakaj është filmuar duke dalë nga lokali i tij me një thes të zi, të cilin e tërhiqte zvarrë dhe më pas e vendosi në automjetin e tij. Menjëherë pas tij është parë edhe kamarieri Enea Zyferi.

Në dosjen hetimore përshkruhet se: “Armand Shakaj del nga lokali i tij me një thes të zi, të cilin e tërheq zvarrë dhe më pas e fut në makinën e tij. Dhe menjëherë pas tij del edhe Enea Zyferi.”

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë, Zyferi deklaroi se Shakaj i kishte kërkuar ndihmë për të ulur automatin e lokalit, pasi do të ngarkonte një frigorifer. Më pas, sipas tij, të dy kishin shkuar për të larë makinën në lavazh.

 

Ai deklaroi: “Armand Shakaj më kërkoi që ta ndihmoja me uljen e automatit, pasi ai kishte për të ngarkuar një frigorifer. Dhe më pas shkuam të lanim makinën në një lavazh.”

Por ky version nuk bindi grupin hetimor. Pamjet filmike, së bashku me të dhënat e tjera të mbledhura, ngritën dyshimet se thesi i zi mund të ishte përdorur për të vendosur brenda tij trupi i pajetë i Eglant Koçit.

Policia dyshonte se Enea Zyferi kishte ndihmuar Shakajn në largimin e kufomës nga lokali. Për këtë arsye ai u ndalua si i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe gjykata vendosi fillimisht masën e arrestit me burg. Pas gjashtë muajsh, masa u zëvendësua me arrest në shtëpi, për shkak të rrethanave familjare të paraqitura prej tij.

Një tjetër element që ngriti dyshimet ishte fakti se kamerat kishin dokumentuar takimet e shpeshta mes Shakajt dhe Zyferit në ditët kur Eglanti rezultonte i zhdukur. Megjithatë, në atë fazë policisë i mungonte prova vendimtare: trupi i 34-vjeçarit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.