Milan, shifrat nuk gënjejnë, Amorim është trajneri më i mirë në histori (për momentin)
Mes kritikave për planin e lojës, zgjedhjeve taktike dhe të formacionit shpesh të diskutueshme dhe gjykimeve që gati të dalin në dritë që në frenimin e parë, fillimi i aventurës së Ruben Amorim në pankinën e Milanit, deri tani ka qenë si një karusel.

Mes kritikave për planin e lojës, zgjedhjeve taktike dhe të formacionit shpesh të diskutueshme dhe gjykimeve që gati të dalin në dritë që në frenimin e parë, fillimi i aventurës së Ruben Amorim në pankinën e Milanit, deri tani ka qenë si një karusel.
Nga njëra anë është rrugëtimi pozitiv në Serie A që është pasuruar me suksesin në derbin ndaj Interit dhe në anën tjetër janë vështirësitë në arenën evropiane, me Milanin që aktualisht e sheh veten jashtë zonës së playoffit në Europa League.
E megjithatë duke analizuar thellë menaxhimin e trajnerit portugez, del në dritë një rekord statistikor që deri tani nuk është vënë shumë në dukje. Me 24 pikë të grumbulluar në 11 ndeshjet(fryt i 7 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm 1 humbjeje), Amorim ka shënuar një mesatare 2.18 pikë për ndeshje; bëhet fjalë për rendimentin më të mirë që ka regjistruar ndonjëherë një trajner në historinë e Milanit në epokën e kampionatit me 3 pikë për fitoret duke lënë pas edhe rendimentin e trajnerëve simbolë si Pioli, Ancelotti apo Allegri.
Duke e zgjeruar këtë vështrim te trajnerët me të paktën 5 pankina në Serie A, vetëm, Antonio Conte ka një mesatare më të lartë, 2.21. Një krahasim ky që nuk mund të quhet i barabartë duke marrë parasysh faktin dhe ish trajneri i Napolit ka 279 ndeshje në kampionatin italian, ndërsa Amorim vetëm 11, por që gjithsesi tregon për punën e mirë të bërë deri tani nga portugezi dhe stafi i tij.
Një impakt i dukshëm ky, sidomos po të marrësh parasysh revolucionin e kryer te Milani gjatë verës për të kthyer faqe pas zhgënjimit për moskualifikimin në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Eglant Koçi u zhduk pa lënë gjurmë, çfarë zbuluan dëshmitë për kriptomonedhat dhe “Dhelprën e kuqe”

Porsche, lopata dhe njolla të dyshimta, çfarë panë punonjësit në makinën e Armand Shakajt

Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata

Dy muaj nga zhdukja, mister fati i shqiptarit Erkan Nika

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, frenoni KAYO-t

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Dënohen tre anëtarët e një grupi kriminal shqiptar në Britani





