Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e pa...
AKTUALITET

300 kg kokainë si testim/ Dështon prova e mafies shqiptare, arrestohen kapobanda dhe krahu i djathtë i tij

Goditet një tjetër rrjet i trafikut të kokainës në Spanjë: Arrestohen gjashtë persona, mes tyre katër shtetas shqiptarë Nga Teresa Dominguez, LEVANTE-EMV Presioni policor ndaj portit të...

P
Piranjat20 November 2026, 12:26 · 7 min lexim
300 kg kokainë si testim/ Dështon prova e mafies shqiptare, arrestohen

Goditet një tjetër rrjet i trafikut të kokainës në Spanjë: Arrestohen gjashtë persona, mes tyre katër shtetas shqiptarë

Nga Teresa Dominguez, LEVANTE-EMV

Presioni policor ndaj portit të Valencias dhe operacioni i pastrimit që pasoi aksionin “Spider”, i cili mundësoi shkatërrimin e të ashtuquajturit “Karteli i Portit” në shtator 2025, me 81 persona të arrestuar, 17 prej të cilëve punonjës portualë, vazhdon të japë efektet e tij. Ose të shkaktojë dëme, nëse shihet nga këndvështrimi i trafikantëve të drogës.

Shembulli më i fundit është arrestimi këtë javë në Algeciras nga Policia Kombëtare spanjolle i gjashtë persona, si dhe sekuestrimi i 303 kilogramëve kokainë, e cila sapo kishte mbërritur nga Amerika e Jugut me një anije tregtare.

Ajo që e bën këtë rast të veçantë është se qyteti nga ku ishte organizuar dërgesa ishte Valencia. Megjithatë, meqenëse bëhej fjalë për një ngarkesë të fshehur në mënyrë të paligjshme brenda një transporti të ligjshëm — droga transportohet e kamufluar mes mallrave pa dijeninë e eksportuesit apo importuesit — dhe operacioni i njësisë UDYCO të Policisë Kombëtare kishte shkatërruar dy organizatat kryesore që merreshin me nxjerrjen e drogës nga kontejnerët, trafikantët u detyruan të kërkonin rrugë të reja për këtë mënyrë transporti.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Levante-EMV, këta 300 e ca kilogramë kokainë ishin vetëm një provë.

Organizata shqiptare, që qëndronte pas ngarkesës, synonte të sillte sasi shumë më të mëdha droge, nëse kjo rrugë e re përmes Algeciras do të rezultonte e suksesshme.

Por kjo nuk ndodhi. Agjentët e njësisë GRECO, me bazë në Algeciras, dhe të njësisë qendrore kundër drogës dhe krimit të organizuar (UDYCO) të Policisë Kombëtare, nga e cila varen të gjitha njësitë GRECO, së bashku me zyrtarët e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të qytetit në provincën e Kadizit, i prishën këto plane duke sekuestruar ngarkesën dhe arrestuar gjashtë personat e dyshuar si përgjegjës.

Bosi që vepronte në hije

Mes të arrestuarve janë edhe kreu i dyshuar i rrjetit në Spanjë dhe krahu i tij i djathtë, të dy me origjinë shqiptare.

Sipas hetimeve policore, operacioni dyshohet se ishte menaxhuar nga Shqipëria prej pronarit të vërtetë të drogës: një shtetas shqiptar, i njohur prej kohësh për agjentët antidrogë si në Valencia, ashtu edhe në Madrid.

Ai ishte ekstraduar në Shqipëri pas arrestimit të tij të fundit në Spanjë për vepra penale shumë të ngjashme.

Ky i dyshuar si kreu suprem i organizatës është xhaxhai biologjik i personit që konsiderohet drejtuesi i rrjetit në Spanjë.

Si nipi, i cili është arrestuar tashmë, ashtu edhe krahu i tij i djathtë, kanë prej vitesh vendbanimin në Valencia. Ashtu si xhaxhai i tij, edhe drejtuesi i dyshuar i rrjetit në Spanjë ka precedentë penalë për dërgesa të tjera kokaine, të cilat në ato raste kishin hyrë përmes portit të Valencias.

Në këtë rast, UDYCO dhe agjentët e GRECO në Algiceras — zona ku aktualisht po zhvillohet beteja më e madhe kundër trafikut të drogës në Spanjë — nisën një hetim në prillin e kaluar, pasi zbuluan se shqiptarët e vendosur në Valencia po kërkonin një rrugë të re në jug të vendit për të vazhduar sjelljen e ngarkesave të fshehura me kokainë në Spanjë dhe më pas shpërndarjen e saj në të gjithë Evropën.

Këtë mënyrë veprimi e kanë përdorur prej më shumë se një dekade grupe të ndryshme të të ashtuquajturit “Karteli i Ballkanit”.

Kësaj radhe, pas katër përpjekjeve të dështuara, ata arritën të ngarkonin 28 kuti me 300 pako kokainë, secila me peshë rreth një kilogram, në një kontejner të nisur nga porti brazilian i Itajait, në jug të vendit.

Droga ishte fshehur mes paletave me gjoks pule të ngrirë, të cilat kishin si destinacion një kompani në Kepin e Gjelbër.

Mallrat mbërritën më 17 nëntor me anijen tregtare Maersk Lota në portin e Algecirasit, ku u shkarkuan për t'u ngarkuar më pas në një tjetër anije, Raquel. Kjo e fundit duhej t'i transportonte në destinacionin përfundimtar, portin e Mindelos, në ishullin São Vicente, pjesë e arkipelagut të Kepit të Gjelbër.

U kapën në flagrancë me drogën

Pasi ngarkesa mbërriti në portin e Algecirasit, një grup personash që merreshin me nxjerrjen e drogës nga kontejnerët mori përsipër të nxirrte 28 kutitë dhe t'ua dorëzonte të arrestuarve në një vilë në kompleksin rezidencial Benharas, në Los Barrios, pranë Algecirasit.

Pikërisht në momentin kur ata po fillonin të vendosnin drogën në dy automjetet me të cilat do ta transportonin për t'ua dorëzuar pronarëve të saj përfundimtarë, ndërhynë agjentët e policisë dhe arrestuan tre prej të dyshuarve: një shtetas spanjoll i lindur në Marok, një shqiptar dhe një brazilian.

Dy të parët do të drejtonin automjetet, ndërsa braziliani kishte rolin e përfaqësuesit të eksportuesve të kokainës, detyra e të cilit ishte të garantonte që gjithçka të zhvillohej sipas marrëveshjes.

Gjithashtu, në afërsi u arrestua një tjetër shtetas shqiptar, shofer i një automjeti të tretë, i cili do të shërbente si makinë pararojë, duke kontrolluar nëse kishte prani të policisë përgjatë rrugës.

Dy drejtuesit kryesorë të organizatës, kreu i rrjetit dhe njeriu i tij i besuar, u arrestuan në një kafene aty pranë, nga ku po mbikëqyrnin operacionin. Ata kishin udhëtuar nga banesat e tyre në Valencia drejt Algecirasit për të ndjekur nga afër realizimin e transportit të drogës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.