Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla
Rreth 450 persona janë evakuuar në veri të Francës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Situata më problematike paraqitet në departamentin Pas-de-Calais, ku dalja e ujërave nga shtrati ka përmbytur disa zona të banuara. Autoritetet kanë aktivizuar planin e emergjencës për përballimin e situatës, ndërsa si masë paraprake janë […]

Rreth 450 persona janë evakuuar në veri të Francës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Situata më problematike paraqitet në departamentin Pas-de-Calais, ku dalja e ujërave nga shtrati ka përmbytur disa zona të banuara.
Autoritetet kanë aktivizuar planin e emergjencës për përballimin e situatës, ndërsa si masë paraprake janë mbyllur rreth 130 shkolla.
Sipas prefekturës së Pas-de-Calais, që prej fillimit të stuhisë janë regjistruar 302 ndërhyrje nga shërbimet e emergjencës. Prej tyre, 87 janë kryer gjatë natës, ndërsa 207 të tjera gjatë 24 orëve të mëparshme.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut nga rritja e nivelit të ujërave.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët

Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e partive arabe

Alarm për dronë në Itali, pezullohen fluturimet në aeroportin e Genovës

Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë

DW: Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

Tragjedi në Gjeorgji, shpërthimi në pallat merr 6 jetë, mes viktimave edhe një fëmijë! 3-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat

Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore?





