Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompetencë
Me vendim të gjykatës, aktet do t’i përcillen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila është kompetente për shqyrtimin e mëtejshëm

Me vendim të gjykatës, aktet do t’i përcillen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila është kompetente për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.
Prej disa ditësh prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë dhe e depozitoi në SPAK pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që gjatë hetimit kanë lindur dyshime se janë të përfshirë në skemën e vjedhjes edhe ish-zyrtarë që sot kanë imunitet parlamentar.
Moskompetenca nga ana e Prokurorisë së Durrësit është ngritur për shkak të subjektit dhe veprës penale, sipas nenit 75/a, germat b dhe c të Kodit të Procedurës Penale. Pra referimi i është bërë SPAK-ut me argumentet se duhet të vlerësonte nëse jemi përpara grupit të strukturuar kriminal dhe nëse zyrtarët e lartë të dyshuar janë të përfshirë apo jo. Dosja deri më tani është hetuar nga prokurori Gazmend Frëngu i Prokurorisë së Durrësit.
Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu në muajin korrik, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.
Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme në zonën e "Ujit të Ftohtë"

Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjetin dhe u arratis, Mariglen Vata...

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Piranjat News e paralajmëroi ekskluzivisht/ Zyrtarizohet largimi i Besmir Bejës nga Doganat, ja kush e zëvendëson

Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur

Banka Botërore: Turizmi po sjell rritjen e qirasë së shtëpive në Shqipëri

Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur

Paraqesin rrezikshmëri të lartë për shtetin”/ BIRN: Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia





