VIDEO/ Sherri për çmimin, dy pasagjerët dhunojnë barbarisht taksistin dhe e grabisin si në filma

Momenti i tmerrshëm kur dy persona kapin për fyti shoferin e taksisë dhe tentojnë ta grabisin pas një konflikti për çmimin e udhëtimit. Joshua Campbell, 33 vjeç, dhe Brad-Lee Barber, 30 vjeç, sulmuan shoferin pasi u ankuan se udhëtimi ishte shumë i shtrenjtë.
Pamjet filmike të regjistruara brenda taksisë tregojnë sulmin e dhunshëm, teksa automjeti po lëvizte në zonën e Carlton, në Nottingham të Anglisë, në prill të këtij viti.
Dy burrat shihen duke debatuar me shoferin nga sediljet e pasme, ndërsa çmimi i udhëtimit vazhdonte të rritej në taksimetër. Kur automjeti ndalon, Barber hidhet përpara dhe kap shoferin e taksisë. Në atë moment, Campbell e kap shoferin nga pas për fyti dhe nis ta mbysë.
Ndërsa ai vazhdon ta shtrëngojë me të dyja duart, Barber merr paratë që ndodheshin në arkën e taksisë. Më pas, Barber del me shpejtësi nga automjeti duke marrë paratë, ndërsa shoferi shtyp gazin sapo Campbell i lëshon qafën. Përshpejtimi i menjëhershëm i automjetit për pak sa nuk e hedh Campbell jashtë, përmes derës së hapur të pasagjerit.
Duke u kapur pas një prej sediljeve, Campbell hidhet drejt timonit dhe nis të përleshet me shoferin. Automjeti ndalon sërish dhe, kur kupton se shoku i tij është larguar, Campbell e lëshon shoferin dhe arratiset nga vendngjarja. I mbetur i ndaluar në mes të rrugës, shoferi i tmerruar telefonoi numrin e emergjencës 999.
Policia e Nottinghamshire mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për këtë incident të rëndë.
Campbell dhe Barber u arrestuan më vonë, pasi sulmi ishte filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda taksisë. Campbell u akuzua për grabitje dhe mbytje me dashje, ndërsa Barber u akuzua për një sërë veprash të tjera penale.
Përveç grabitjes së taksistit, Barber ishte përgjegjës edhe për një grabitje me thyerje në një kafene në Nottingham, nga ku kishte vjedhur kasën e parave më 24 nëntor të vitit të kaluar. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping

SHBA godet me bomba Iranin, objektiv ishulli strategjik i Qeshmit

VIDEO/ Pamje dramatike. Toka hapet papritur dhe përpin gruan me fëmijën në krah

Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë

Vajza e vogël piu qumësht me kokainë dhe vdes, burgosen prindërit





