Tragjedia hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe 122 të plagosur

Bilanci i përplasjes së dy trenave në jug të Kajros, në Egjipt, është rënduar në 7 viktima dhe 122 të plagosur.
Aksidenti ndodhi pasi një tren që udhëtonte në linjën Giza-Fajum u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër që kryente itinerarin Kajro-Asuan. Përplasja bëri që njëri prej trenave të dilte nga shinat. Mes viktimave raportohet edhe drejtuesi i njërit prej trenave.
Në vendngjarje u dërguan të paktën 72 ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan në tre spitale të ndryshme për të marrë ndihmën mjekësore.
Pas tragjedisë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi nisjen e menjëhershme të një hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e përgjegjësve.
Ndërkohë, kryeministri Mustafa Madbuli shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe garantoi mbështetje për të afërmit e tyre, duke theksuar se autoritetet do të ndjekin nga afër gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e të plagosurve.
Lexo edhe
BOTA
Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë, dyshohet edhe një foshnjë

Skandali në Nvidia! CEO Jensen Huang pranon se ka tradhtuar bashkëshorten, nis hetimi ndaj shefit të gjigantit të teknologjisë

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para

“Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim luftën





