A bëhet xheloze Andrra për koleget e tij? Sinan Hoxha përgjigjet pa doreza

Këngëtari Sinan Hoxha ka folur hapur për marrëdhënien mes jetës së tij personale dhe karrierës muzikore, duke zbuluar edhe se si i sheh bashkëshortja e tij, Andrra, bashkëpunimet me këngëtare të tjera.
I ftuar në emisionin “Ndryshe”, artisti ka ndarë detaje nga projekti i tij më i ri muzikor, bashkëpunimi me Gerta Saramatin në këngën “Vdes për ty”, por nuk ka munguar as një pyetje lidhur me reagimin e Andrrës ndaj projekteve të tij me artiste femra.
I pyetur nëse bashkëshortja e tij mund të bëhet xheloze për koleget me të cilat bashkëpunon, Sinan Hoxha e ka cilësuar këtë si një çështje të parëndësishme. Ai ka theksuar se Andrra nuk ndërhyn në asnjë mënyrë në karrierën e tij dhe se ka qenë gjithmonë mbështetëse e punës së tij.
“Pikë së pari, Andrra nuk ka pse merret, nuk ndërhyn në mënyrë absolute në karrierën time dhe nuk merret me këto vogëlsira. Janë shumë vogëlsira, nuk ka lidhje Andrra me punën time, me biznesin tim. Ajo e di me kë është martuar, gjithmonë në mbështetje të karrierës sime, pasi që ditën e parë që është lidhur me mua e ka pasur të qartë edhe vetë që është martuar me një person, i cili ka marrëdhënie me shumë kolege dhe këngëtare. Këto janë vogëlsira”, u shpreh këngëtari.
Me këtë përgjigje, Sinan Hoxha ka bërë të qartë se bashkëshortja e tij e njeh mirë natyrën e profesionit që ai ushtron dhe se bashkëpunimet artistike nuk përbëjnë një arsye për ndërhyrje në karrierën e tij.
Por çfarë ka ndryshuar konkretisht? Për Sinan Hoxhën, një pjesë e përgjegjësisë lidhet me ritmin gjithnjë e më të shpejtë të jetës, zhvillimin e teknologjisë dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Ai mendon se publiku sot ka më pak durim për të dëgjuar një këngë të plotë dhe shpesh mjaftohet vetëm me pjesën më tërheqëse të saj.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Hygerta Sako pa dorashka: Zbulon emrin e politikanit që ka në telefon dhe futbollistin që e tërheq

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

“Gjithë ditën e kaluam në spital”, Selin publikon mesazhin e papritur

"Me ma fut shuplakë, unë qitu t'la", përplasje e ashpër mes reperëve Nichi dhe Fuego në Big Brother VIP Ksoova 5

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën: “Ke ende gjashtë gishta!”





