Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi...
SHOWBIZ

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

P
Piranjat17 November 2026, 22:44 · 4 min lexim
Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me

Princi William dhe Princesha Kate kanë tërhequr gjithë vëmendjen në Mumbai të Indisë, ku u shfaqën së bashku në tapetin e gjelbër të ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize”, një nismë e themeluar nga trashëgimtari i fronit britanik për mbrojtjen e mjedisit. Çifti mbretëror u shfaq mes një parade yjesh të kinemasë, muzikës dhe sportit, në një mbrëmje madhështore që mblodhi rreth 5 mijë të ftuar në Jio World Convention Centre, raporton Daily Mail.

Kate tërhoqi vëmendjen me një veshje tradicionale indiane të stilit Anarkali, krijim i stilistes Mahima Mahajan, e realizuar me mëndafsh të punuar me dorë, detaje të arta tradicionale dhe qëndisje delikate. Veshja në ngjyrë të kuqe të thellë ishte një homazh për kulturën dhe modën indiane. Por ajo që e bëri paraqitjen e princeshës edhe më të veçantë ishte zgjedhja e aksesorëve. Kate mbante gjerdanin me diamante dhe smeralde, së bashku me vathët përkatës, që i përkisnin Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.Ndërkohë, Princi William kishte zgjedhur një xhaketë tradicionale indiane Bandhgala, të krijuar nga stilisti i njohur Manish Malhotra, me kopsa të qëndisura me dorë.

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me

Çifti u fotografua i përqafuar në tapetin e gjelbër, ndërsa William mbante dorën rreth belit të Kate. Ata ndaluan për fotografët përpara se të takonin kryeministrin e shtetit të Maharashtra, Devendra Fadnavis. Ceremonia mblodhi emra të njohur ndërkombëtarë, mes tyre aktorin Rami Malek, yllin e kriketit Sachin Tendulkar, aktoret Alia Bhatt dhe Sonam Kapoor, si dhe Simone Ashley, e njohur nga seriali “Bridgerton”. Mbrëmjen e shoqëruan performanca muzikore nga grupi britanik Take That, i cili performoi për herë të parë në Indi, si dhe këngëtarja indiane Shreya Ghoshal. Ceremonia u prezantua nga regjisori dhe moderatori Karan Johar. Aktori Rami Malek foli me superlativa për Princin William, duke e cilësuar si një njeri të thjeshtë, por me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj mjedisit.

Përveç paraqitjes elegante, Princesha Kate mori edhe një rol të rëndësishëm gjatë ceremonisë, duke prezantuar çmimin në kategorinë “Restore Nature”, të cilin e fitoi një projekt nga Butani.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe lidhjen e pandashme mes shëndetit të planetit dhe mirëqenies së njerëzimit.

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me

“Natyra është e çmuar. Ne nuk jemi të ndarë prej saj, por jemi pjesë e saj”, u shpreh princesha, duke paralajmëruar se shumë specie dhe habitate natyrore janë ende nën kërcënim.

Ndërkohë, William pritet të theksojë në fjalimin e tij se ndryshimi për një planet më të shëndetshëm është i mundur dhe se brezi i ri po sjell zgjidhje konkrete për sfidat mjedisore.

Vizita treditore në Indi ka rezervuar edhe momente më të veçanta për çiftin mbretëror. Gjatë ditës, William provoi të drejtonte një rikshau elektrik në shëtitoren bregdetare të Mumbait, ndërsa Kate udhëtoi në sediljen e pasagjerit. Princi e përshkroi eksperiencën si shumë argëtuese dhe vlerësoi teknologjinë e automjetit, duke bërë edhe shaka me drejtuesit e kompanisë se nuk e kishte aksidentuar mjetin.

Automjeti është prodhuar nga Mahindra Last Mile Mobility, një prej finalistëve të çmimit Earthshot, që synon të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit përmes transportit elektrik.

Gjatë vizitës, William dhe Kate morën pjesë gjithashtu në edicionin e parë të çmimeve “Children’s Earthshot”, ku u vlerësuan fëmijë dhe të rinj që kanë krijuar zgjidhje inovative për problemet mjedisore në komunitetet e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.