EMRI/ Aksident tragjik në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari, plagoset adoleshenti. Si ndodhi ngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Marculino Osmani, ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri 17-vjeçar është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
I martuar me një grua ruse, si u kap gafil elbasanlliu Salvatore Aliu, i kërkuar nga SPAK për 50 ton kokainë

Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi

Policia kap “mat” turistin e rremë shqiptar, ja ku e fshehu kokainën kur mbërritën efektivët

VIDEO nga momenti/ Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe vodhi kasën, pranga 32-vjeçarit

Banorët kthejnë Xibrën në landfill plehrash





