‘Asnjë hap pas’/ Dita e 120-të e protestave, pankartat: Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!
Sot shënohen 120 ditë protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe këtë të diel, qytetarët u mblodh...
Sot shënohen 120 ditë protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe këtë të diel, qytetarët u mblodh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Marculino Osmani, ka h...
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku ...
Ato që ishin planifikuar si pushime familjare për vëlla e motër, bashkë me partnerët e tyre, shqiptarë që jetonin në...
Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar me ironi ndaj Edi Ramës, pas monologut të mbajtur në Rinas. Në reagimin e publikuar në rrjetet so...
Me ndërhyrje që do të ridizajnohen çdo 15 ditë, në varësi të zhvillimeve ndërkombëtare, stafi ekonomik grek ...
Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më...
Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke ...
Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SH...
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pritet që këtë të diel të mbahet një marshim në mbështetj...
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person Shqiptar i lançuar në sistem me pullë të Kuqe për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”.
Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me Drejtësinë Shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për ti shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.
Aliu ka shfrytëzuar këtë lëvizje për shkak të lidhjeve që ka pasur me një shtetase Ruse, më të cilën edhe është martuar. Ai kishte vendosur të jetonte në këtë shtet përmes kamoflimit dhe strehimit nën petkun e gruas.
Por me sa duket identifikimi i kësaj gruaje, ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendodhjes së bashkëshortit të saj, Salvatore alias Shpëtim Aliu, i cili është kapur gafil nga policia Ruse.
Pas kapjes së tij në Rusi, tashmë prokuroria e posaçme SPAK ka dërguar letërporosi përmes ministrisë së Jashtme në Federatën Ruse, me qëllim ekstradimin e Aliut në Shqipëri.
Aliu, u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale.
Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.
Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Salvatore Aliu, përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.
Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera.
Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre. /syri
Ato që ishin planifikuar si pushime familjare për vëlla e motër, bashkë me partnerët e tyre, shqiptarë që jetonin në...
Një tjetër “turist” nga Shqipëria ka mbërritur në Terni vetëm për të shpërndarë kokainë der&e...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se gjatë natës ka thyer xhamin e de...
Festa ka mbaruar prej tre javësh, por gjurmët e saj në Xibër të Dibrës vazhdojnë të qëndrojnë aty, vetë...
Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më...
Një person ka rënë në pragat e policisë ditën e sotme në Maliq pasi dyshohet se transportonte emigrantë në më...
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te ...
Sipas informacioneve të reja, katër autorët mbërritën në lokal me një automjet të vjedhur të enjten e kaluar n&eu...
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj ...
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të ...