Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027
AKTUALITET

Deklarata e Eli Farës, Kreshnik Spahiu: Mbrojti në polici tutorin dhe dhunuesin e saj

P
Piranjat 3 October 2026, 17:49 · 2 min lexim
Deklarata e Eli Farës, Kreshnik Spahiu: Mbrojti në polici tutorin dhe

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të saj intime në rrjetet sociale.

Në një postim në “Instagram”, ajo shkruante se nuk ndihet e turpëruar pasi ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje. Ajo e mbylli postimin duke thënë se do të marrë kohën që i duhet dhe do të vazhdojë përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

Lidhur me këtë reagim të Eli Farës ka bërë një koment Kreshnik Spahiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se këngëtarja ka 99 për qind të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj.

Spahiu shton se ishte e tmerrshme që mbrojtja që Fara i bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj. 1% ishte e tmerrshme mbrojtja që ajo bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

Duke e mbrojtur alibinë, u bë bashkëpunëtore. Kaq.

Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit. Deri dje isha me 15 gra viktima. Sot jam me 14. Uroj që të tjerat të tregojnë në jetë se duan veten si gra më shumë se tutorin dhe dhunuesin e tyre”, shkruan Kreshnik Spahiu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.