Festa që shkatërroi lidhjen! Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku përfshihen dëshmi dhe komunikime të saj të zhvilluara para ngjarjes.
Në kuadër të hetimit është administruar edhe dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira. Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me të motrën, të zhvilluara pak para ngjarjes.
Nga këto komunikime, sipas të dhënave të dosjes, Xhuana i ka treguar motrës për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimet që kishte. Motra e ka këshilluar që t’i drejtohej policisë dhe të denonconte Eraldo Fizin për dhunën e pretenduar.
Megjithatë, Xhuana nuk ka pranuar ta bëjë denoncimin. Sipas komunikimeve të administruara në dosje, ajo ka shprehur frikën se, nëse do të denonconte Fizin, ai mund t’i bënte diçka të keqe babait të saj.
“E kam rrahur vetëm një herë”, zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortit të Xhuana Nikollajt, dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes
2 Tetor, 16:09
Një tjetër element i përfshirë në dosjen hetimore lidhet me mbrëmjen para ngjarjes. Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit, dyshohet se konflikti mes tyre mund të ketë nisur pas një ekskursioni pune ku Xhuana kishte marrë pjesë me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.
Në dosje thuhet gjithashtu se ekziston dyshimi që Eraldo Fizi e ka ndjekur Xhuanën pas përfundimit të ekskursionit.
Eraldo Fizi u vendos në pranga vetëm dy ditë më parë në Lezhë, ndërsa e ndjera i dha fund jetës më 10 mars 2026 në moshën 25-vjeçare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

'Skandali Kayo'/ Ministria e Mbrojtjes sfidon SPAK, pagesë 900 mijë euro ditën që nisi hetimi penal

Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt/ Dalin mesazhet me motrën për Eraldo Fizin. Nga se kishte frikë ajo

Incidenti me armë me Alket Rizain, arrestohet afgani! Detaje nga ngjarja

Veprime të turpshme, Gjykata e Fierit vendos për këngëtarin Erind Xhaferi





