Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit
AKTUALITET

Dosja italiane e call centerave, vë nën hetim Artan Gaçin dhe biznesmenin

P
Piranjat 9 October 2026, 23:43 · 2 min lexim
Dosja italiane e call centerave, vë nën hetim Artan Gaçin dhe

Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, ku nën hetim janë ish-deputeti socialist Artan Gaçi dhe biznesmeni Idlir Lopçi. Në fokus të hetimeve janë dy kompani, RAKEHA dhe SUPREME, dokumentet e të cilave evidentojnë lidhje biznesi mes personave të përfshirë dhe aktivitet në fushën e marketingut telefonik.

Më 8 tetor 2026, Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati Gurali Braimllari. Ky i fundit konfirmoi se klienti i tij është nën hetim. Kjo duke bërë të ditur se Gaçi ka dhënë shpjegime dhe ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes.

Sipas dokumenteve të regjistrimit, Gaçi ka qenë ortak i kompanisë RAKEHA që prej themelimit të saj, më 21 shtator 2006 fillimisht me 30% të kuotave. Pjesa tjetër zotërohej nga Idlir Lopçi dhe Gent Agolli. Në janar 2007 kuotat u barazuan në 33,3% për secilin ortak.

Në dokumentacion figuron edhe një marrëveshje e 14 korrikut 2022, përmes së cilës Gaçi caktoi Festim Çelën si person të besuar dhe zotërues aktiv të kuotave të tij, ndërsa veten si zotërues pasiv.

Një tjetër kompani në fokus është SUPREME, e themeluar në janar 2017, me objekt reklamimin, marketingun telefonik dhe shërbimet call center. Në korrik 2018, ortakët fillestarë Arjodita dhe Arsid Rraboshta ia shitën kuotat Idlir Lopçit për një shumë totale prej 25.500 eurosh, duke e bërë atë pronarin e vetëm dhe administratorin e kompanisë.

Vëmendje kanë tërhequr edhe të dhënat financiare të shoqërisë, pasi SUPREME deklaroi një xhiro prej rreth 3,5 milionë lekësh në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 ajo arriti në rreth 135,6 milionë lekë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.