Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën
AKTUALITET

Reshjet e shiut krijojnë probleme në Qarkun Kukës, rënie gurësh në disa akse

P
Piranjat 9 October 2026, 08:22 · 2 min lexim
Reshjet e shiut krijojnë probleme në Qarkun Kukës, rënie

Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së të enjtes kanë vijuar gjatë natës, duke shkaktuar problematika në disa akse rrugore.

Përveç reshjeve me intensitet të lartë, në disa segmente është konstatuar rënie gurësh dhe materialesh inerte, ndërsa në qytetin e Kukësit ka pasur edhe mjegull, e cila mund të vështirësojë lëvizjen e automjeteve. 

Situata paraqitet problematike në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë dhe Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët që të çojnë drejt Shishtavecit dhe Bushtricës.

Përballë këtyre kushteve, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të tregojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht në segmentet ku ka prani gurësh në rrugë.

Ndërkohë, grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe largimin e materialeve të rëna, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit.

Sipas parashikimeve, moti me reshje pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës, ndaj drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në zonën e Kukësit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.