Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu...
AKTUALITET

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

P
Piranjat 6 October 2026, 07:47 · 3 min lexim
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga

Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore dhe për të përfituar nga Falja me Kusht.

Subjektet që duan të përfitojnë nga masat lehtësuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti, përpara pagesës së detyrimit principal.

Respektoni afatin për të përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara.

Ligji i fshirjes së detyrimeve parashikon që tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore.

Paraqitja e aktit nga ana e subjektit, do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Ligji për faljen e detyrimeve tatimore hyri në zbatim në vitin 2026 dhe synon të pastrojë një pjesë të stokut të vjetër të borxhit tatimor, të rrisë arkëtimet dhe të lehtësojë barrën e detyrimeve të akumuluara për bizneset dhe tatimpaguesit.

Ligji nr. 86/2025 parashikon fshirjen ose shuarjen e një pjese të detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe të gjobave e kamatëvonesave, me kushte të ndryshme në varësi të periudhës së detyrimit.

Për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014, ligji përcaktonte fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Përjashtim bëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat nuk fshihet principali.

Sipas të dhënave të administratës tatimore në fazën e parë të zbatimit të ligjit përfituan mbi 22 mijë tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi, me 60 mln euro detyrime të fshira/shuara.

Ligji parashikonte edhe shuarjen 50% të detyrimit principal, nëse paguhej 50% e pjesës së mbetur deri më 30 Qershor 2026.

Bizneset kanë afat për fshirjen e 25% të detyrimit të principalit, nëse paguhet 75% e pjesës së mbetur deri më 31 Dhjetor 2026.

Ndërsa për detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.