Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar se ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Fierit, hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, përmes përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe veprimeve të tjera hetimore.
Nga hetimet, autoritetet kanë dokumentuar 14 raste të subjekteve tregtare që dyshohet se ushtronin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë.
Për 11 prej personave nën hetim, konkretisht E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A. dhe R. S., gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, për A. K. dhe ZH. Z. janë caktuar masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Për personin nën hetim J. G. është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Në kuadër të hetimeve janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se kryenin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve.
Gjatë kontrolleve, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme. Konkretisht, janë sekuestruar 4 milionë e 461 mijë lekë, 92 mijë e 390 euro, 8 mijë e 215 paund britanikë, 220 franga zvicerane, 30 lira turke dhe 45 dirhamë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe sende të tjera që dyshohet se përbëjnë prova materiale. Mes tyre janë një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë, një armë antike, tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik me këllëf dhe një mjet i mprehtë metalik me bisht druri.
Prokuroria e Fierit bën me dije se hetimet vijojnë nën drejtimin e saj, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit prej personave nën hetim, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Tetor17:45
Aksident në Lushnje, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një biznesi
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e Lushnjës. Një automjet tip Ford ka dalë nga r...
AKTUALITET
8 Tetor17:31
SPAK zgjeron hetimet/ Sekuestrohet telefoni i Ardit Hysës, ish-drejtorit juridik të KAYO-s dhe disa kamera sigurie
Hetimet kanë marrë një rrjedhë të re dhe një sërë lëvizjesh, pasi ditën e sotme SPAK i ka sekuestruar telefoni...
AKTUALITET
8 Tetor17:18
Protesta para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar
11 qytetarë janë ndaluar nga policia pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit, ndërsa a...
AKTUALITET
8 Tetor17:09
Ndryshime në Kadastrën e Elbasanit, Everest Kazheli emërohet në krye të ASHK-së
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emëruar një drejtues të ri në Drejtorinë Vendore të Elbasanit. Everest Kazheli ë...
AKTUALITET
8 Tetor17:02
Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3 qarqe rrezik përmbytje
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte, ku ka bërë të ditur se gjatë...
AKTUALITET
8 Tetor15:52
Përplasje fizike me policinë, bllokim rrugësh, spraj lotsjellës dhe shuplakë në fytyrë, gjithë çfarë ndodhi në protestën jashtë Kuvendit
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me tensione jashtë godinës së Parlamentit, ku zhvillohe...
AKTUALITET
8 Tetor15:35
I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari në Cërrik
Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Cërrik, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në lagje...
AKTUALITET
8 Tetor15:07
E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja angleze
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete sh...
AKTUALITET
8 Tetor14:30
Refuzohet kërkesa e Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Ballukun
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se ësht&eum...
AKTUALITET
8 Tetor14:10
Tensionet në protestë/ AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë tubimit
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka marrë raportime të shumta për pengimin e ekipeve të mediave gjatë protest...