Ndryshime në Kadastrën e Elbasanit, Everest Kazheli emërohet në krye të ASHK-së

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emëruar një drejtues të ri në Drejtorinë Vendore të Elbasanit. Everest Kazheli është emëruar në këtë post duke zëvendësuar Ester Isain, e cila ka qënë në krye të kësaj detyre që prej fillimit të vitit 2026. Kazheli vjen në Elbasan pas drejtimit të ASHK-së në Fier, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në ditët e fundit.
Deri më tani, ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do të marrë drejtimin e Kadastrës së Fierit pas largimit të Kazhelit. Karriera e këtij të fundit në strukturat e kadastrës përfshin edhe drejtimin e Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Lushnjë. Ai ka pasur në përgjegjësi administrimin e proceseve dhe shërbimeve që lidhen me regjistrimin dhe menaxhimin e pronave.
Ndryshimi në drejtimin e Kadastrës së Fierit vjen në një periudhë kur kjo strukturë është përballur me hetime dhe çështje të bujshme të lidhura me tjetërsimin e pronave. Në kuadër të këtyre procedimeve, disa ish-drejtues të ASHK Fier janë arrestuar dhe ndodhen në burg. Me emërimin e Kazhelit, drejtimi i ASHK-së në Elbasan kalon kështu në një tjetër fazë, ndërsa pritet të bëhet publik edhe emri i drejtuesit të ri të institucionit në Fier.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3 qarqe rrezik përmbytje

Përplasje fizike me policinë, bllokim rrugësh, spraj lotsjellës dhe shuplakë në fytyrë, gjithë çfarë ndodhi në protestën jashtë Kuvendit...

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari në Cërrik

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja angleze

Refuzohet kërkesa e Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Ballukun

Tensionet në protestë/ AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë tubimit

Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari

Akuza për përvetësimin e fondeve të pensioneve, lihet në burg burri i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit





